Na ndiqni edhe në

Aktualitet

22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

22 nëntori shënohet ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.

Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit mes datave 14 nëntor – 22 nëntor të vitit 1908 dhe është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë lloje alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet. Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë.

Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjetë e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues.

Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.

Sot një ndër problemet më shqetësuese të gjuhës së njësuar është çështja e njohjes së kulturës gjuhësore. Këtu kemi parasysh gjuhën letrare. Përdorimi i normës letrare në të folur dhe në të shkruar është një detyrim për të gjithë, por përdorimi i saj vitet e fundit, në jetën e përditshme të secilit prej nesh nuk zbatohet ashtu siç duhet, sipas rregullave gjuhësore, madje as nga institucionet. Problematikat në përdorimin e gjuhës letrare janë të pafundme.

Profesor Edmond Tupja, thotë se përdorimi i gjuhës shqipe në internet mund të ndihmojë për zëvendësimin e disa fjalëve të huaja, që tashmë janë bërë të zakonta në fjalorin tonë. Në një intervistë nga Panairi i Librit, për Dritare TV, Tupja tha: Shqipja është një gjuhë e denjë që të jetë e pranishme edhe në rrjetet sociale, në internet. Tani për tani ka shumë fjalë të huaja nga anglishtja që po hyjnë pa të drejtë. Të gjithë ata që përdorin internetin, mund të përdoringjuhën shqipe. Për shembull, update-përditësoj. I bëre save-e ruajte këtë dokument? Mouse-mi, është fjala në shqip. Ka plot të tilla./Xh.Xh/dritare.net