
Aktorja franceze akuzon regjisorin e njohur për ngacmim seksual
Dritare.net

Në një intervistë për faqen investigative Mediapart, aktorja 30-vjeçare tha se ajo ka qenë e ngacmuar seksualisht nga regjisori dhe se ky i fundit e kishte puthur pa dëshirë në qafë.
[caption id="attachment_633331" align="alignnone" width="932"] Christophe Ruggia[/caption]
Ajo nuk ka paraqitur një ankesë zyrtare, por pas transmetimit drejtpërdrejtë në Facebook, Prokuroria e Parisit kishte nisur një hetim për Ruggian me akuzën "agresionin seksual të mundshëm ndaj një të mituri të kryer nga dikush në autoritet" dhe "ngacmim seksual", informon dritare.net.
Ruggia, 54 vjeç, ka mohuar akuzat nëpërmjet avokatit të tij. Haelel ka qenë 12 vjeç kur ka luajtur filmin e saj të parë dhe ai ka qenë "Les Diables" i Ruggias, ku kishte rolin e një vajze me autizëm. Ajo pretendon se gjatë xhirimeve të filmit, është abuzuar nga regjisori. /E.B-dritare.net
[caption id="attachment_633332" align="alignnone" width="600"] Filmi "Les Diables"-Adele Haenel[/caption]

















