
Aktori i Game of Thrones, në qendër rehabilitimi për stresin dhe alkoolin
E Mërkurë 29 Maj 2019, 10:10
Dritare.net

Në një intervistë të fundit, Kit tha se, gjatë xhirimeve të sezonit të tetë të filmit, po ndiente shumë emocione njëkohësisht, informon dritare.net
Ai tha: "Ditën e fundit të xhirimeve, ndihesha mirë, u ndjeva mirë. Pastaj shkova të xhiroj skenat e fundit, dhe po ndihesha keq, më merrej fryma. Më pas ata thirrën "Sill një pelerinë", unë kisha rënë në tokë. Ishte një bombardim ndjenjash, për pikëllimin që përfundoi filmi, por edhe për lehtësinë se nuk do të më duhet ta bëj sërish këtë./K.C/dritare.net

















