Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Aktorët e "Portokallisë" i japin fund beqarisë, Xhemi Shehu zbulon dhëndrrin e rradhës

Aktorët e "Portokallisë" i japin fund beqarisë, Xhemi
Xhemi Shehu ka ndërmarrë një “mision” në Instagram, të bëjë foto me aktorët  e humorit që martohen së shpejti. Fillimisht ajo, bëri foto me Bes Kallakun, për të cilën e dimë që do të martohet së shpejti me këngëtaren simpatike, Xhensila Myrtezai.

Por në foton e dytë, sërish me një dhëndërr të ardhshëm, Xheni na ka surprizuar.  Prezantuesja ka zbuluar se dhëndrri i rradhës do të jetë Irgen Ҫela. "‘Me një tjetër dhëndër të ardhshëm dhe një hundë për marshalla", shkruan ajo. Nuk dihet nëse kjo foto është shaka midis kolegëve, apo e vërtetë, por si duket aktorët e "Portokallisë" kanë vendosur t'i japin fund beqarisë./dritare.net