Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aktor si i ati, Joel Mamaqi në filmin "I love Tropoja"

Aktor si i ati, Joel Mamaqi në filmin "I love Tropoja"
Aktori dhe producenti i njohur, Ermal Mamaqi, do të sjellë shumë shpejt filmin e tij më të ri të titulluar “I love Tropoja”.

Deri tani, është zbuluar se pjesë e kastit të aktorëve do të jenë dy këngëtaret Enca Haxhia dhe Bleona Qerreti, aktorja Arjola Demiraj, aktori, Behar Mera, doktori i njohur i VIP-ave, Skerdi Faria etj.

Së fundmi, Ermali ka zbuluar se, pjesë e filmit do të jetë edhe djali i tij Joel. Ndërsa poston foto nga xhirimet e filmit, i ulur në tavolinë me të birin, Ermali shkruan:

"Momenti kur ndava skenën e xhirimit me djalin tim. Joel Mamaqi në filmin I ❤ Tropoja."/K.C/dritare.net