Aksidentoi për vdekje babë e bijë, Apeli liron drejtorin e Ujësjellësit

Fiks fare solli fakte të reja për aksidentin e ndodhur 4 muaj më parë, në 8 nëntor 2018 në unazën e qytetit të Korçës, ku pas përplasjes së dy makinave humbën jetën babai dhe vajza e tij 5 vjeçare. Por gjykata e Apelit të Korçës, njërin prej shoferëve, drejtorin e ujësjellësit të Maliqit, e liroi dhe vendosi që të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa shoferi tjetër në gjendje arresti në burg.

Xhuljana Hoxha, nëna dhe bashkëshortja e viktimave që humbën jetën në aksidentin e 8 nëntorit, kërkoi nga Fiks fare vetëm drejtësi
Gazetarët e Fiks fare pyetën dëshmitarë okularë të aksidentit për të hedhur dritë mbi këtë histori.

Xhuljana Hoxha e cila humbi bashkëshortin dhe vajzën e saj 5 vjeçare është e irrituar me vendimin e gjykatës së Apelit Korçë nga i cili, njëri prej të pandehurve Petrit Kupe është liruar me detyrim paraqitje. “Si mund të dal një person dhe të jetë i lirë që ka vrarë dy njerëz? Zoti Kupe është drejtori i Ujësjellësit në Maliq dhe ka përfituar nga kjo gjë. Makina e zotit Kupe është lëvizur pas aksidentit duke ndryshuar provat e vendngjarjes “,- shprehet ajo.
Të njëjtën gjë pohojnë edhe dëshmitarët që kanë mbërritur para policisë ë vendngjarje, makina e zotit Kupe ka lëvizur disa metra nga vendngjarja

LEXO DHE :  Hipokrizia me Shkodrën, zhbën opozitën, jo 30 qershorin

Fiks fare tregoi me zë e figurë sesi kunata njërit prej shoferëve të përfshire në aksident, Petrit Kupe dhe ai vetë, kërkojnë të ndihmojnë me avokatë ( pa pagesë) familjarët e viktimave për të përfituar dëmshpërblimin nga kompanitë e sigurimit.

Vetë drejtori i ujësjellësit të Maliqit pranon se kishte autorizuar kunatën e tij për t’u marr me këtë çështje. Madje ai tregon keqardhje për ngjarjen , por shprehet se mund të kishte qenë edhe vetë viktimë në atë aksident. Gjatë bisedës ai deklaroi se akt-ekspertimi e nxori të pafajshëm, ndryshe nga raporti i vendngjarjes i hartuar nga punonjësit e policisë rrugore të Korçës.

Fiks Fare i drejtua për informacion prokurorit të çështjes, Julian Kristo.

Sipas tij , ai kishte kërkuar që ekspertët të ishin nga Tirana në mënyre që mos të kishte ndikim në çështje ” Nga ana jonë janë bërë të gjitha dhe Apeli e ka nxjerrë, por hetimi vazhdon. Nëse ju kini diçka ndonjë dyshim a të dhënë mund të vini kur të doni në zyrën time, e keni të hapur” tha Julian Kristo.

Ndërkohë akti i ekspertimit nxjerrë fajtor vetëm një drejtues të mjetit, Lorenc Pallashin edhe pse në fillim të aktit të ekspertimit thuhet se në aksident janë përfshirë dy makina./ Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.