Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksidenti në Laprakë, vajza që vdiq ishte mbesa e Kasëm Trebeshinës

Aksidenti në Laprakë, vajza që vdiq ishte mbesa e Kasëm
Kjo është Xhenis Trebeshina, 28-vjeçarja që humbi jetën mbrëmjën e 4 janarit si pasojë e një aksidenti në Laprakë.

Burime për Report Tv mësojnë se 28-vjeçarja është mbesa e shkrimtarit të njohur Kasëm Trebeshina.

Xhenis u nda nga jeta tragjikisht mbrëmjën e 4 janarit teksa udhëtonte në makinë me Ervin Bixhin dhe një vajzë tjetër.

Shkak i aksidentit ku humbi jetën Trebeshina është bërë drejtimi në gjendje të dehur i mjetit nga Ervin Bixhi.

28-vjeçarja ndodhej në pjesën e ndenjësen e pasme të makinës, pa rrip sigurimi, çfarë ka bërë që ajo të dalë nga makina prej shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte Bixhi.