Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksidentet e frikshme: Kush po i vret shqiptarët?

Aksidentet e frikshme: Kush po i vret shqiptarët?
Nga Isa Myzyraj

Aksidentet e rënda rrugore vazhdojnë të vrasin shqiptarët.

Adoleshentë që ngasin makinat me shpejtësi të lartë, të rinj që bëjnë gara, por edhe fëmijë që u japin makinave pa shoqërimi ne të rriturve, kanë prodhuar viktima të shumta.

Vetëm gjatë muajve tetor, dhe pjesën e parë të nëntorit, dhjetëra aksidente janë shënuar duke përgjakur rrugët në çdo cep të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, sipas Policisë së Shtetit, 10 muajt e fundit të vitit 2019 kanë ndodhur plot 1254 aksidente, nga ku 182 persona kanë humbur jetën ,221 persona u plagosën rëndë dhe 1310 persona të plagosur lehtë.

Dritare.net sjell më poshtë aksidentet e raportuara nga policia, që nga data 1 tetor, që kanë prodhuar viktima.

Mesnatën e    10 nëntorit, në Bërzhitë të Tiranës, dy adoleshente 17-vjeçare kanë humbur jetën, pasi makina në të cilën po udhëtonin ka humbur kontrollin dhe është përplasur.  Sipas policisë viktimat janë D. T dhe S. S, 17 , të cilat ishin pasagjere në mjetin që drejtohej nga 18-vjeçari F.Shaba, i cili e ngiste makinën pa patentë. Këtë të fundit ai ia kishte marrë të atit, dhe gjatë kontrollit brenda mjetit u gjet patentat e të atit të 18-vjeçarit.

18-vjeçari me dy pasagjerët të tjerë, të mitur ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Mësohet se adoleshentët ishin në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet, konkretisht të shtetases me inicialet L.M., 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital.

Aksidenti tjetër me një të vdekur është shënuar të hënën, 11 nëntor, në Tiranë. Gjatë mbrëmjes, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete dhe për pasojë viktimë ka mbetur një 17-vjeçar me inicialet K.V.

Ngjarje e rëndë është shënuar edhe në Tunelin e Elbasanit, mbrëmjen e datën 19 tetor,  ku Elton Maçolli, vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti. 37 vjeç humbi jetën pasi makina e tij u përplas me një kampion Brenda tunelit.

Një aksident tketër  i rëndë ndodhi në Elbasan, të martën e 12 nëntorit, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në rrugën e Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit. Mësohet se të plagosur kanë mbetur shoferi si dhe një 20-vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjet dhe është plagosur rëndë.

Në Milot me datën 16 tetor, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes” një makinë ka përplasur një person, duke e lënë të vdekur, ndërsa shoferi është larguar. Viktima u identifikua si M. Lleshi 55-vjeç.

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi pasditen e së dielës së 20 tetorit, rreth orës 18.30 në autostradën Kavajë – Durrës afërsi të “Shkëmbit të Kavajës”.

Sipas informacioneve që dha  policia mësohet se një automjet tio Volksëagen me drejtues D.Gj. ka përplasur për vdekje një këmbësor me iniciale R.D. rreth 80 vjeç.

Në Lushnjë, me datën 28 tetor, një makinë tip “Dymler Chrysler” ka përfunduar në kanal duke lënë të vdekur 1 person dhe plagosur rëndë 2 persona.

Nga aksidenti në Kolonjë të Lushnjes ka humbur jetën 21 vjeçari O. Shabanaj, ndërsa A. Doksani dhe G. Doksani, kanë mbetur të plagosur.

Në Durrës, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, mesnatën e 1 nëntorit mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë.

Një ngjare e rëndë ndodhi në fshatin Pojan të Fierit, me 16 tetor, ku shtetasi me inicale K.N duke drejtuar një autojmet rrul ka goditur për vdekje 18-vjeçarin M. Koza.

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi me datën 9 nëntor .

Mesnatën e 11 nëntorit,  në rrugën e lagjes “Gërhot” (në afërsi të rrugës nacionale (Gjirokastër-Tepelenë), automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital. Aksidenti i rëndë ndodhi për shkak të shpehtësisë së madhe të mjetit.

Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç. Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve.

Mëngjesin e 4 tetorit në autostradën Vorë-Tiranë, është shënuar një aksident i rëndë. Janë përplasur dy mjete dhe për pasojë ka mbetur i vdekur një 19-vjeçar, pasagjer në një nga makinat.

Ndërsa drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi D. R dhe pasagjeri F. Xh, janë palgosur dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në aksin rrugor  Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Petrushë, me 3 tetor 2019.  Një kamion i tonazhit të rëndë, ka përplasur një makinë me targa greke. Si pasojë ka humbur jetën shoferi.

Me datën 17 tetor, në fshatin Pashalli, Urë Vajgurore, shtetasi G.H, 60 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor është përmbysur në një kanal kullues, ku për pasojë ka humbur jetën.

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën me 4 tetorit në Divjakë

Policia njoftoi se një 17-vjeçar ka goditur për vdekje një 88-vjeçar.

Mësohet  se  E.B, 17 vjeç, duke drejtuar një mjet tip motorr, ka goditur një këmbësor, shtetasin N.P,  88 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes./ Dritare.net