Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident në Mallakastër, humb jetën shoferi, plagoset pasagjeri

Aksident në Mallakastër, humb jetën shoferi, plagoset pasagjeri
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin  e sotëm, në Mallakastër. Mësohet se, një makinë, tip ‘Opel’ ka humbur kontrollin edhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit P.Z, 27 vjeç edhe është plagosur pasagjeri, A.Z, 31 vjeç.

Ndërkohë policia ka nisur menjëherë hetimet, për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë aksident të rëndë./K.C/dritare.net