Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident masiv në Durrës, përplasen makinat, 4 të plagosur

Aksident masiv në Durrës, përplasen makinat, 4 të plagosur
Një aksident masiv ka ndodhur në Durrës, ku 4 persona janë plagosur për shkak të përplasjes së 4 makinave. Në pranga ka rënë shtetasi Elsi Balla, 21 vjeç dhe banues në Tiranë.

Dje rreth orës 16:00, në rrugën Durrës-Tiranë, në Sukth, 21 vjeçari duke drejtuar mjetin tip Benz është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M.M. 32 vjeç. Për pasojë, nga kjo përplasje janë dëmtuar dy mjete të tjera, mjeti tip Fiat me drejtuese shtetasen K.Sh. 23 vjeç, banuese në Sukth dhe mjeti tip Ford, me drejtues shtetasin O. M. 32 vjeç, banues në Lushnje.

Janë aksidentuar dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekeve, shtetaset E.G. 19 vjeçe, E.P. 19 vjeçe, pasagjere në mjetin tip Benz që drejtohej nga shtetasi Elsi Balla dhe drejtuesi M. M. dhe pasagjerët në mjetin e tij, shtetasit E. A. 44 vjeç dhe D.B. 27 vjeç, banues në Tiranë.