
A është ky emisioni që do të prezantojë së shpejti Luana Vjollca!
Dritare.net

Deri më tani, Luana nuk ka zbuluar asgjë. Por me anë të disa postimeve në insta-story, ajo hodhi disa dyshime.
Përmes përgjigjeve ne mendja na shkon te programi i ri që do të vijë në Top Channel, Take me out. Sipas televizionit, qëllimi i shou-t, është që një djalë beqar të arrijë të sigurojë një takim me një prej 30 vajzave të interesuara.
Disa nga përshkrimet që gjenden në faqen e këtij televizioni, për formatin e ri që do të sjellë, përkojnë me disa detaje të dhëna nga Luana.
Si fillim, orari i përcaktuar është në primetime. Edhe emisioni që do të drejtojë Luana, është në këtë fashë orari, pra në 21:00. Sigurisht, nuk mund të ndodhë ndryshe. Sa kohë ka audiencën maksimale në Top Channel.
Programi i ri do të jetë plot me të qeshura tha Luana. Detaj që përkon edhe Take me out, i cili në thelb është argëtues.
Lojëra?
Luana nuk pranoi se në programin që ajo do të moderojë do të ketë lojëra. Edhe në emisionin Take me out, nuk parashikohet që të ketë lojëra të mirëfillta, si në emisionin Shiko Kush Luan.
Luana tregoi se do të ketë edhe të ftuar specialë.
Pak detaje që na bëjnë të mendojmë se Luana, do të jetë prezantuesja e emisionit të ri në Top Channel./L.F-dritare.net

















