9 rregulla të arta, për të pasur dhëmbë të bardhë!

Për ata, që e kanë shumë problem faktin se i kanë dhëmbët e zverdhur dhe ende nuk kanë gjetur një mënyrë për t’i zbardhur, dritare.net sjell 10 rregullat e arta. Nëse ju doni të keni dhëmbë të bardhë dhe plot shkëlqim, duhet patjetër ta shihni artikullin, që dritare.net sjell për ju.

  • Ndiqni një dietë, për të zbardhur dhëmbët.

Nëse doni të keni dhëmbë të bardhë, duhet të hiqni dorë përfundimisht nga pijet me ngjyrë të errëta. Harrojeni verën e kuqe, çajin e zi, ose puron.  Këta janë edhe faktorët që ju bëjnë me dhëmbë të verdhë.

  • Kontrolloni furçën tuaj të dhëmbëve

…ose ndryshojeni atë çdo dy muaj. Përndryshe ju do të keni shumë baktere në gojë. Për të pasur dhëmbë të bardhë ju duhet ta lëvizni furçën në gojë në mënyrë rrethore, dhe jo vetëm para dhe mbrapa.

  • Pastroni gjuhën! 

Përdorni një pastrues për gjuhën dhe frymëmarrjen tuaj. Nga aroma e keqe e gojës, ngjyra e gjuhës dhe baktereve që hyjnë në gojë, mos prisni që të keni dhëmbë të bardhë. Përdorni një kurues për gjuhën sa më efektiv, dhe e lani atë me furçë.

  • Hani ushqime pastruese
LEXO DHE :  Vrau familjen, policia konfirmon se trajtohej me psikolog

Mollët i pastrojnë shumë dhëmbët, por ju duhet të hani edhe ushqime të tjera si: kokoshka, karota, selino etj, sugjeron dritare.net

  • Pastroni dhëmbët me sodë

Tashmë dihet se soda i pastron dhëmbët tuaj, prandaj ju duhet t’i lani ata çdo javë me sodë.

  • Qëndroni të freskët

Për të kontrolluar freskinë në frymëmarrjen tuaj, fryji dorës dhe ndiheni aromën. Nëse ju ndieni një aromë të keqe, merrni pak pastrues dhe bëni gargare. Sigurohuni të jetë pa alkool.

  • Përdorni një pe për të pastruar dhëmbët

Ju mund t’i pastroni dhëmbët kudo që jeni. Merrni një fill dentar, ose pe çfarëdo dhe pastroni vazhdimisht dhëmbët tuaja. Kjo do t’i largojë mbetjet nga dhëmbët tuaj.

  • Lajini dhëmbët kur ngriheni dhe shtriheni në krevat

  • Fshihe me ngjyrë

Nëse ju keni problem me ngjyrën e dhëmbëve tuaj, për gratë dritare.net ju sugjeron të përdorni një ngjyrë të errët për të lyer buzët, kjo do t’i japë më shumë shkëlqim dhëmbëve dhe do t’i tregojë më të bardhë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.