Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

9 pyetje psikologjike që lexojnë mendjen e çdo njeriu!

9 pyetje psikologjike që lexojnë mendjen e çdo njeriu!
Komunikimi me miqtë, familjarët apo partnerin ju ndihmon t’i bëni gjërat më të qarta në kokën tuaj.

Gjithcka që ju flisni, mimikat,apo përgjigjet që jepni tregojnë për personalitetin tuaj.

Sot në këtë artikull dritare.net do t’iu tregojë 7 pyetje interesante që mund ta bëjnë partnerin tuaj në bisedë të përfshihet në një diskutim rreth gjërave që ndoshta nuk i ka menduar kurrë më parë. Këto pyetje kërkojnë përgjigje të hollësishme, kështu që përgjigjet PO ose JO nuk do të funksionojnë. Këto pyetje nuk kanë përgjigje të sakta. Por siç e dimë të gjithë  Brenda pyetjes ndodhet edhe përgjigjia.

A do ta hapnit zarfin që brend aka datën e vdekjes tuaj?

Përgjigjia e kësaj pyetje ju lë të kuptoni nivelin e fatalizmit të një personi dhe qëndrimin e tyre ndaj jetës.

E keni menduar të jeni miq me veten?

Këtu mund të kuptoni vetëbesimin e një personi, forcat dhe dobësitë e tyre dhe sa interesante janë ato.

Nëse do të shihnit një shkallë matëse mbi kokat e njerëzve, çfarë do të donit që kjo shkallë të maste?

Statusin e tyre në shoqëri, nivelin e lumturisë apo pasurinë e tyre etj. Me përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje, ju do të jeni në gjendje të kuptoni vlerat dhe prioritetet e një personi.

Ju çfarë bëni ndryshe nga njerëzit e tjerë?

Këtu mund të kuptoni vetëvlerësimin e një personi, ndjenjën e tyre të humorit, nivelin e çmendurisë dhe sa i veçantë është personaliteti i tyre.

Nëse partneri juaj nuk e zbulon kurrë që e keni tradhtuar, do t’i tregonit? 

Përgjigja tregon standardet morale të një personi dhe qëndrimin e tyre ndaj njerëzve të tjerë.

Nëse gratë dhe burrat do të jetonin në 2 planete të ndryshme, çfarë do të ndodhte në këto planete?

Nga përgjigjia kuptoni sesa logjik është ky person.

Nëse kryeni një krim për të ushqyer fëmijën tuaj të uritur, a jeni një person i keq apo keni kryer veprën penale nga nevoja?

Kjo tregon standardet morale të një personi dhe qëndrimin e tyre ndaj familjes së tyre./Përshtati nga Brightside/A.C/dritare.net