Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

9 llojet e vaksinave që duhet t’i bëjë çdo i rritur!

9 llojet e vaksinave që duhet t’i bëjë çdo i rritur!

Vaksinat shpëtojnë deri në 3 milionë jetë çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Dhe nuk janë vetëm për fëmijë, edhe të rriturit duhet të vaksinohen gjithashtu. Nëse doni të mbroni veten nga sëmundjet e rrezikshme, duhet patjetër të vaksinoheni.

Dritare.net ka sjellë për ju, 9 llojet e vaksinave që duhet t’i bëjë çdo i rritur.

  • Vaksina e gripit

Virusi i gripit ndryshon shpesh, dhe askush nuk mund të parashikojë sesa vdekjeprurës do të jetë. Kjo është arsyeja pse vaksinat ndryshojnë çdo vit. Gripi mund të jetë i rrezikshëm për një kategori njerëzisht, për shembull ata që vuajnë nga sëmundja kronike e mushkërive ose diabeti, gratë shtatzëna dhe të rriturit që janë 65 vjeç ose më të vjetër.

  1. Papillomavirus njerëzor

HPV është një nga infeksionet më të zakonshme seksualisht të transmetueshme. Mund të çojë në kancer të qafës së mitrës, si dhe lloje të tjera të kancerit, dhe lythat gjenitale. Vaksina është më e efektshme nëse e merrni në moshën 11 ose 12-vjeçare, para se të filloni të bëni seks. Megjithatë edhe nëse jeni të rritur duhet ta bëni këtë vaksinë. Vaksina HPV zakonisht jepet në 3 doza, gjatë një periudhe 6 mujore.

  1. Pneumokok

Infeksioni pneumokoksik mund të shkaktojë pneumoni, meningjit dhe sepsë. Për të parandaluar këto sëmundje, rekomandohet që personat që janë 65 vjeç ose më të mëdhenj të vaksinohen.

  1. Tetanosi, difteria, pertusis (Tdap, Td)

Tetanosi është një sëmundje që shkakton ngërçe të dhimbshme të muskujve dhe mund të jetë vdekjeprurës. Difteria mund të çojë në probleme me frymëmarrjen, zemrën dhe paralizë. Pertusis, ose kolla e fortë, shkakton kollitje të rëndë që mund të zgjasë me javë dhe që madje mund të çojë edhe në thyerje brinjësh. Nëse kurrë nuk keni marrë një vaksinë Tdap (ose DTaP në fëmijërinë tuaj), ju duhet ta bëni patjetër një të tillë.

  1. Zoster (herpes)

Herpesi, ose zoster, është një skuqje e lëkurës së fshikëzës. Ajo largohet pas 2 deri në 4 javë, por për disa njerëz, dhimbja mund të qëndrojë për muaj apo edhe vite. Kjo gjendje quhet nevralgji postherpetike (PHN), dhe është ndërlikimi më i zakonshëm i herpesve. Ndërsa plakeni, rreziku për t'u rritur zoster dhe PHN rritet. Nëse jeni 50 vjeç ose më i madh, duhet të vaksinoheni, shkruan dritare.net

  1. Lia e dhenve (varicela)

Lia e dhenve është një sëmundje ngjitëse. Komplikimet mund të përfshijnë pneumoni, dëmtimin e trurit dhe infeksionet e lëkurës. Nëse nuk keni bërë ndonjëherë vaksinë ose keni marrë vetëm një dozë, duhet të merrni ehe një tjetër.

  1. Fruthi, shyta dhe rubeola

MMR është një vaksinë që ju mbron nga 3 sëmundje. Fruthi, e cila mund të shkaktojë pneumoni, dëmtim të trurit dhe madje edhe vdekje, shyta e cila mund të çojë në shurdhim, meningjit dhe encefalit dhe rubeola, e cila mund të çojë në inflamacion nervor. Të rriturit duhet të marrin së paku një dozë të vaksinës MMR.

  1. Meningokoku

Sëmundja meningokokale është jashtëzakonisht e rrezikshme për jetën, në disa raste duke shkaktuar vdekje ose komplikime serioze, p.sh. dëmtimi i trurit. CDC rekomandon marrjen e një vaksine për njerëzit që kanë një shpretkë të dëmtuar, HIV.

  1. Hepatiti A dhe B

Hepatiti A dhe B janë sëmundje të mëlçisë dhe për të dyja duhet të bëni vaksinë./ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net