Na ndiqni edhe në

Arkiv

9 histori suksesi që kanë nisur nga dështimet!

9 histori suksesi që kanë nisur nga dështimet!
Të gjithë dështojmë, çdo ditë, në shkollë, në punë, në shtëpi, brenda familjes. Dhe sado pesimizëm dhe nervozizëm të shkaktojë, është i pashmangshëm.

Në vend që të dorëzoheni, pas dështimit të parë, rrini një sekondë dhe mendoni për njerëzit që kaluan të njëjtën situatë, ose edhe më keq.

Dështimi është mundësia për të filluar përsëri, por këtë herë me më shumë inteligjencë.

Dritare.net ka sjellë për ju, 9 histori suksesi, që kanë nisur nga një dështim. Këto histori do t'ju frymëzojnë të vazhdoni përpara dhe të arrini diçka në jetë.

1-J.K. Rowling

Gjatë një fjalimi për nisjen e Harvardit, autorja e Harry Potter J.K. Rowling tregoi rëndësinë dhe vlerën e dështimit. Pse? Sepse edhe ajo dështoi dikur.

Disa vite pasi mbaroi kolegjin, Rowling-ut iu realizuan makthet e saj më të këqija. Martesa e sapokurorëzuar u shkatërrua, ishte e papunë, prind i vetëm, e pa strehë dhe shumë e varfër, në një vend kaq modern dhe të pasur sa Britania e Madhe. Tejkalimi i këtij dështimi, më e fortë dhe më e vendosur, ishte çelësi i suksesit të saj.

2- Steve Jobs

Apple, tanimë revolucionare i ka fillimet e veta nga dy burra, në një garazh. Vite më pas, të gjithë e njohim si një kompani 2 miliardë dollarëshe, me mbi 4000 punonjës.

Megjithatë, në mënyrë të pabesueshme, Steve Jobs u pushua nga puna, nga vetë ndërmarrja që ai krijoi.

Shkarkimi nga puna, e bëri atë të kuptojë se pasioni për punën, tejkalon çdolloj zhgënjimi, apo dështimi. Sipërmarrje të mëtejshme si NeXT dhe Pixar e çuan Jobs-in përsëri në pozicionin e CEO në Apple. Jobs tha në 2005: "Nuk e vura re në atë kohë, por shkarkimi nga Apple ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur ndonjëherë."

E humbët edhe ju punën sot? Epo luftoni, si ky djalë!

3- Bill Gates

Bill Gates braktisi Harvardin. Ai ka pasur në pronësi një biznes të quajtur Traf-O-Data, që ishte një dështim i vërtetë. Sidoqoftë, aftësia dhe pasioni për programimin kompjuterik e kthyen këtë dështak në pionierin e kompanisë së famshme të softuerëve 'Microsoft', dhe 31-vjeçarin e atëhershëm në miliarderin më të ri në botë, informon dritare.net

Ai thoshte: "Është mirë të festosh suksesin, por duhet të vini mend nga dështimet."

4- Albert Ajnshtajn

Fjala "Ajnshtajn" është e lidhur me inteligjencën dhe sinonim i gjeniut. Megjithatë, është një fakt i njohur që pionieri i teorisë së relativitetit, vetë Albert Ajnshtajni, nuk mund të fliste deri në moshën 9-vjeçare.  Natyra e tij rebele çoi në dëbimin nga shkolla dhe ai e refuzoi pranimin në Shkollën Politeknike të Cyrihut.

Por pengesat e mëparshme nuk e  ndaluan atë të fitonte nominimin për 'Nobel' në Fizikë në 1921-shin.

"Suksesi është dështim në progres.",- tha ai.

5-Abraham Lincoln

Dështimi në biznes në 1831-shin, dobësimi i sistemit nervor në 1836-ën, mposhtja gjatë kandidimit për president në 1856-ën, edhe Abraham Lincoln e njohu mirë dështimin dhe refuzimin. Në vend të dorëzohej, ai  vazhdoi para.

"Shqetësimi im i madh nuk është nëse keni dështuar, por nëse jeni kënaqur me dështimin tuaj.",- thoshte ai. Lincoln u zgjodh në 1861 si presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

6- Michael Jordan

“Kam humbur gati 300 ndeshje. 26 herë më është besuar që të fitoj ndeshje dhe kam humbur. Unë kam dështuar pa pushim në jetën time. Dhe kjo është arsyeja pse unë kam sukses. ",- thoshte Jordan.

7- Steven Spielberg

I vlerësuar si një nga filmbërësit më me ndikim të të gjitha kohërave, Steven Spielberg është një emër i njohur. Është për t'u habitur të kuptosh që gjeniu që qëndron pas Jaws dhe E.T. kishte nota të dobëta në shkollë të mesme, duke bërë që ai të refuzohej nga Universiteti i Kalifornisë Jugore tre herë. Ndërkohë që ishte në kolegj, Spielberg tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Universal, të cilët e bënë atë drejtor në vitin 1969. Kjo do të thoshte se ai nuk do t'i mbaronte studimet e larta për 33 vjet.

Këmbëngulja dhe pranimi i dështimit është çelësi i suksesit, në fund të fundit, shkruan dritare.net

Deri më tani, Spielberg ka drejtuar 51 filma dhe ka marrë  tre 'Oscar'.

8-Walt Disney

Krijuesi 'Mickey Mouse', Walt Disney u largua nga shkolla në një moshë të re, në një përpjekje të dështuar për t'u bashkuar me ushtrinë.  Një nga sipërmarrjet e tij të mëparshme, Laugh-o-Gram Studios, falimentoi për shkak të mungesës së aftësive të tij për të drejtuar një biznes. Ai dikur u pushua nga një gazetë në Misuri se nuk ishte krijues.

Megjithatë, gjeniu pas studiove 'Disney' ka krijuar filmat  e animuar që adhurohen në të gjithë botën. Nga Borëbardha, te Frozen, Disney do të vazhdojë të argëtojë botën për brezat që do të vijnë. Logjika që qëndron pas kësaj është e thjeshtë:

"Ne nuk shikojmë prapa për shumë kohë. Vazhdojmë të ecim përpara, të hapim dyert e reja dhe të bëjmë gjëra të reja, sepse jemi kuriozë  dhe kurioziteti vazhdon të na udhëheqë nëpër shtigje të reja."

9-Vincent Van Gogh

Gjatë jetës së tij, Vincent Van Gogh kaloi sëmundje mendore, marrëdhënie të dështuara dhe kreu vetëvrasje në moshën 37-vjeçare. Ai vetëm një herë ka shitur pikturë në jetën e tij, duke e bërë atë një dështak si artist. Sidoqoftë kjo nuk e pengoi entuziazmin dhe pasionin e tij për artin.

Ai nuk e dinte që vite pas vdekjes së tij, do të bëhej një nga figurat kryesore në botën e post-impresionizmit, dhe një nga artistët më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë.

Sipas fjalëve të këtij njeriu të madh, por me fat tragjik:

"Nëse dëgjoni një zë brenda vetes që thotë "nuk mund të pikturosh.", atëherë me çdo kusht pikturo dhe ai zë do të pushojë."/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net