Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

8-vjeçarja humbi jetën nga tërmeti/ Mësuesja bën dedikimin e dhimbshëm: Nuk mund të shikoja bankën tënde

8-vjeçarja humbi jetën nga tërmeti/ Mësuesja bën
Esiela Karanxha, vetëm 8 vjeç, humbi jetën gjatë tërmetit që goditi vendin tonë, mëngjesin e 26 nëntorit.

Ajo humbi jetën së bashku me nënën e saj, e cila u nxor gjallë, por humbi jetën në spital.

Sot, është mësuesja e Esielës, Eda Katroshi, ka rrëfyer momentet e para në klasë, pas asaj ngjarje të rëndë.

“Sot, me datë 09.12.2019 rifilluam jetën. Rifilluam aty ku e kishim lënë. Më rrethuan duart e vogëlushëve të mi. Nuk kishte gëzim më të madh kur u takuam. U perqafuam fort, u puthëm. Poooooor…. Ah kjo zemër dhe këta sy nuk guxuan të kthejnë shikimin e mjegulluar nga lotët drejt bankës tënde, e dashura Esielë. E ëmbla jonë Esielë. Cfarë tu thoja syve të lotuar të Jusrës që nuk e mbante dot ngashërimin. Nuk duroi dot që ti u bëre engjëll me krahë për të na parë nga lart. Shokët dhe shoqet e patën të vështirë të të mos përmendnin. E zgjuara, e shkathëta, Esiela jonë. Do të të kujtojmë gjithmonë. Do të mbetesh një vogëlushe e mrekullueshme për të gjithë grupin tonë të klasës së tretë. U prehsh e qetë pranë prindërve të tu”, shkruan Katroshi, mësuese në shkollën 9 vjeçare “Marie Kaçulini”./ I.M-Dritare.net

Mësuesja