6 shenja të fshehura, të depresionit

Depresioni nuk përfshin gjithmonë qarjen dhe ndjenjën e pakënaqësisë. Dritare.net ju sjell disa shenja të tregojnë se mund të jeni në depresion. Shikoni më poshtë!

Ju fshiheni nga ndjenjat tuaja

Ndodh gjithmonë që të njihni ose të takoni njerëz që duken perfekt në gjithçka. Por kjo nuk do të thotë se dhe gjendja e tyre është perfekte. Brenda vetes ata mund të përballen me probleme të pazgjidhshme dhe shqetësuese. Kjo është një fshehje ndjenjash, pra individi fsheh çfarë ndjen, dhe është një shenjë e depresionit.

2. Nuk tregon nëse je i lumtur, ose je i palumtur

Nëse dikush është në depresion, ata mund t’i frenojnë të gjitha emocionet e tyre. Pra nëse dikush nuk ju duket as i lumtur, as i mërzitur, me shumë gjasa është duke rënë në depresion.

3. Keni një jetë shumë të zënë

Njerëzit që janë në depresion, gjithmonë janë shumë të ngarkuar. Gjithmonë kanë tendencë të bëjnë shumë gjëra, brenda një afati të shkurtër kohor, dhe nëse ndrysho stilin e jetës tregon se mund të keni rënë në depresion.

LEXO DHE :  Bukuri e fshehur, një kremtim për gratë myslimane

4. Veproni pa menduar

Një tjetër shenjë e depresionit, sidomos te meshkujt, është se ndërmarrin rreziqe të mëdha, me makinën, seksin, bixhozin, pijet dhe aktivitete të tjera. Kur njeriu fillon të bjerë në depresion, nuk kontrollon veprimet

5. Nuk ke mendime të qarta

Një mendje e ngadaltë është një shenjë e zakonshme e depresionit. Është ndjenja kur mendimet nuk i keni të qarta, janë të pavendosur dhe shumë të shpërqendruar.

6. Kur nuk pëlqen aktivitetet, që dikur i dashuroje

Mbase ju dikur keni pasur pasion një aktivitet ose një lojë, dhe tani nuk e keni më dëshirë, është një shenjë depresioni. Ndryshimet e trurit do ju bëjnë të mos dëshironi shumë gjëra dhe të ndiheni sikur po e detyroni të shkoni me zor./I.M-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.