6 arsye pse është e rrezikshme të flini me bark ose në krahun e djathtë!

Urthi dhe dhimbja e shpinës shkaktohen edhe nga pozicioni i keq i gjumit.

Sot do t’ju tregojmë sesi disa nga problemet shëndetësore me të cilat ndeshemi në jetë mund të lidhen me pozicionet e zakonshme të gjumit. Kryesisht kur flini me bark, apo në anën tuaj të djathë.

Nëse flini në këto dy pozicione rrezikoheni nga urthi

Fjetja me bark ose në krah të djathtë mund të shkaktojë refluksin astroesophageal ose ta përkeqësoje shkallën e tij. Kjo ndodh kur acidi dhe përmbajtja nga stomaku shkon në ezofag. Valvula që parandalon kthimin e acidit nga zona e stomakut nuk mund të kontrollojë refluksin për shkak të peshës në këto pozicione dhe përmbajtja e stomakut shkon në fund të ezofagut, duke shkaktuar urth, shqetësime, shijen e acidit në gojë, aromën e keqe dhe ndonjëherë dhimbje në gjoks.

Këto dy pozicione janë keq edhe për shpinën.

Ekspertët thonë se, dhimbjet kronike të shpinës shkaktohen nga këto dy pozicione. Presioni i vendosur mbi shpinë gjatë natës në këtë pozicion është ekstrem sepse shumica e peshës suaj mbahet në ato pjesë të trupit. Mirë do të ishte të flini me shpinë, duke vendosur një jastëk nën pulpa. Ose nëse flini në anë vendosni një jastëk mes këmbëve.

LEXO DHE :  Kursi i këmbimit valutor, 27 janar 2020

Mund të shkaktohen edhe probleme kronike në qafë.

Është e pamundur të marrësh frymë siç duhet kur fle me bark nëse nuk e kthen qafën në anë. Ky pozicion mund të çojë në zhvillimin e problemeve kronike të qafës. Provoni të flini me shpinë, ose mund të  vendosni një jastëk, në secilin krah për të lehtësuar qafën nga presioni, shkruan dritare.net

Fjetja me bark ose në krah të djathtë dëmton rëndë fëmijën, nëse jeni shtatzëna.

Mjekët këshillojnë të gjitha gratë shtatzëna të provojnë të flenë në anën e tyre të majtë, pasi ky pozicion rrit qarkullimin e gjakut dhe siguron nivelin maksimal të oksigjenit si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Pozicioni me bark dhe krahun e djathtë, shkaktojnë rrudha në fytyrë.

Gjumi me shpinë është zgjidhja më e mirë për të shmangur rrudhat. Fytyra juaj nuk ngjeshet në jastëk dhe poret e lëkurës marrin frymë.

Presioni i panevojshëm mbi gjoks shkakton probleme të shumta te gratë.

Provoni të flini me shpinë. Kjo gjithashtu do t’ju ndihmojë ta mbani gjoksin tuaj rehat, pa shtuar ndonjë presion shtesë në gjoks./K.C/dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.