5 këshilla për një ruajtur sa më gjatë ngjyrën e çokollatës

Ti ke marrë një ngjyrë shumë të bukur gjatë pushimeve të tua verore por ke frikë se ajo do të zgjasë shumë pak dhe nuk do ta shijosh siç duhet nxirjen që të pëlqen?

Ja 5 këshilla që duhet të ndjekësh në mënyrë që nxirja nga dielli të zgjasë sa më shumë:

1. Hidrato lëkurën sa më shpesh

Në mënyrë që nxirja të zgjasë sa më gjatë, lëkura duhet të jetë sa më e hidratuar. Prandaj kujdesu që të aplikosh kremin apo locionin hidratues të tupit 3-4 herë ne ditë.

2. Përdor vajra për periudhën pas nxirjes

Shumica e markave që tregëtojnë kremra për mbrojtjen nga dielli dhe vajra për nxirjen, kanë edhe vajra të cilat përdoren për periudhën pas plazhit, të cilat ndihmojnë që ngjyra të zgjasë sa më shumë.

LEXO DHE :  Këto janë xhaketat e lëkurës më të bukura për vjeshtën

3. Mos rri shumë gjatë në dush apo vaskë

Uji i tepër sigusrisht e largon ngjyrën e marrë nga dielli. Prandaj mundohu të lahesh shpejt dhe harroji vaskat e gjata në ujë të nxehtë. Gjithnjë pas dushit mos harro të hidratosh lëkurën.

4. Konsumo produktet që nxisin prodhimin e melaninës

Ka shumë produkte të cilat ndihmopjnë të marrësh ngjyrë të bukur por edhe ta mbash sa më gjatë atë. Prandaj mundohu të konsumosh sa më shumë produktet që nxisin prodhimin e melaninës në lëkurë, të tilla si: avokado, peshku salmon, karrota, patate e ëmbël, spinaq, lakër, domate dhe bostan.

5. Përdor kremra auto-nxirje

Kremrat me ngjyrë, me veti anti-nxirje, të kombinuara me ngjyrën tënde të nxirë të lëkurës do ta bëjnë ngjyrën tënde të zgjasë sa më shumë dhe të duket sa më natyrale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.