
5 ditë më parë u lirua nga burgu, Vladimir Gjuta tenton të hyjë me forcë dhe i armatosur në selinë e PS
E Hënë 10 Shkurt 2020, 10:10
Dritare.net

Vetëm 5 ditë pasi u lirua nga burgu, Vladimir Gjuta është shoqëruar sërish. Mësohet se Gjuta tentoi të hyjë në Selinë e PS-së, i armatosur, kur po zhvillohej mbledhja e Kryesisë.
Gjuta u ndalua më pas nga forcat e gardës që ndodheshin pranë selisë rozë.
Qytetarët që kanë parë ngjarjen, kanë thënë për News24 se Gjuta ka qenë i armatosur, në momentin që ka tentuar të hyjë në selinë e PS. Vladimir Gjuta është një emër i njohur i botës së krimit. Ai akuzohet se disa vite me parë është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ështe ndër autorët e vendosjes së sasisë së tritolit ndaj farmacisë së babait të ish-ministrit./K.C/dritare.net

















