
3 ditë para protestës, Basha mbledh Grupin Parlamentar
E Mërkurë 23 Maj 2018, 11:11
Dritare.net

Mësohet se takimi do të mbahet në orën 13:00, ku do të diskutohet mbi detajet e organizimit të tubimit, në shenjë kundërshtie ndaj qeverisë.
Ditën e shtunë, do të zhvillohet një protestë përpara zyrës së kryeministrit, për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Ftmir Xhafaj nga posti.
Që nga dita kur publikuan dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, i cili rezultonte i dënuar si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, demokratët kërkuan që ai të dorëhiqet./K.C/Dritare.net

















