Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

20 fakte shkencore për gjakun e njeriut që nuk i keni ditur më parë

20 fakte shkencore për gjakun e njeriut që nuk i keni ditur më

Të gjithë ne e dimë se sistemi jonë i gjakut, është me të vërtetë i ndërlikuar. Prandaj është shumë e rëndësishme të kujdeseni për zemrën dhe të njihni llojin e gjakut që keni.

Dritare.net sot në këtë artikull ju sjell faktet shkencore  më interesante rreth gjakut, që ndoshta ju nuk i keni dëgjuar më parë.

Që gjaku të qarkullojë, zemra krijon një presion të të tillë që shkakton rrahje shumë të shpejta të saj.

Një qenie njerëzore mund të jetojë edhe pa puls. Në vitin 2012, mjekët instaluan një pajisje në trupin e 55-vjeçarit Craig Leëis që lejon qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin e tij pa puls.

Stan Larkin jetoi 555 ditë pa zemër, duke pritur të bënte transplantin e zemrës. Pas këtij operacioni, nuk mund të bënte më asnjë aktivitet fizik.

Sasia e gjakut që qarkullon për 25 ditë në trupin tonë është përafërsisht  e barabartë me sasinë e një pishine normale.

 Një person mund të humbasë 40% të gjakut të tij dhe të qëndrojë akoma në jetë. Natyrisht,  që nevojitet transfuzioni i gjakut në kohë.

21% e të gjitha goditjeve të zemrës ndodhin të hënën. Por ka edhe një kulm të dytë, që ndodh të premten. Shkencëtarët supozojnë se arsyeja është mbledhja e stresit që nga fillimi i javës.

Rrahjet e zemrës ndikojnë në disponimin tonë. Shkencëtarët e studiuan këtë fenomen kur një njeri ndryshoi zemrën me një të re. Pas operacionit, gjithçka ndryshoi, mendja, ndjenjat dhe veprimet e tij ishin të pazakonta.

Për të zvogëluar rrezikun e një ataku në zemër, ju duhet të zgjoheni ngadalë në mëngjes dhe të zvogëloni intensitetin e stërvitjeve në mbrëmje.

Lëngu që gjendet brenda arrës së kokosit  është në gjendje të zëvendësojë plazmën e gjakut falë kompozimeve të tyre të ngjashme.

Grupet e gjakut mund të jenë arsye për shkurorëzim. Shkencëtarët kanë zbuluar se ekziston një lidhje mes grupeve të gjakut të një çifti  dhe përqindjes së divorceve. Kështu, në çiftet që qëndrojnë më gjatë bashkë, të dy njerëzit kanë grupin e gjakut  O.

Çiftet që vendosin të divorcohen zakonisht kanë kombinime të tilla: A + AB ose A + O.

Lloji i gjakut ka ndikim në shëndetin tonë. Njerëzit me grup gjaku O nuk janë të prirur ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, por ato janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të kancerit të lëkurës ose obezitetit.

Njerëzit me grup gjaku A duhet t'i kushtojnë vëmendje nivelit të kolesterolit në gjakun e tyre. Rrezikohen nga sëmundjet e zemrës.

Ata me grup gjaku B duhet të dinë se janë të prirur ndaj diabetit dhe kancerit të pankreasit.

Njerëzit që e kanë grupin e gjakut AB duhet të kujdesen për kujtesën dhe përqendrimin e tyre pasi shanset për të humbur kujtesën  janë 82% më të larta se në grupet e tjera.

Pijet energjike ndikojnë në rrahjet e zemrës. Shkencëtarët kanë zbuluar keni pirë puje energjike, sasia e kafeinës është deri në 3 herë më e lartë se në pije të tjera.

Në Japoni, ekziston një industri e veçantë e mallrave për çdo  grup  gjaku: ushqimi, produktet kozmetike dhe produktet e kujdesit personal.

Nuk do ta besoni se edhe performanca atletike varet grupi i gjakut. Një studim i mbajtur në vitin 2017 ka treguar se njerëzit që kanë grupin e gjakut O kanë qëndrueshmëri më të mirë se grupet  e tjera.

Karakteri ynë varet nga lloji i gjakut. Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje midis karaktereve dhe grupit të gjakut të gjakut. Në Japoni, njerëzit besojnë se llojet e gjakut ndikojnë në tiparet e personalitetit të njerëzve, suksesin e tyre në punë dhe në marrëdhëniet personale./Përshtati nga Bright side/A.C-dritare.net