Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

17 libra që do i mësojnë fëmijët të ndryshojnë botën

17 libra që do i mësojnë fëmijët të
Unë realisht besoj se librat i frymëzojnë fëmijët. Kjo është një nga arsyet pse i ndaj titujt e librave për fëmijë me prindër të tjerë. Kam mbledhur një koleksion librash me ilustrime që prindërit mund t’i përdorin si formë bashkëbisedimi me fëmijët rreth asaj se sa veprime të vogla apo të mëdha mund ta ndryshojnë botën dhe të frymëzojnë vogëlushët e tyre të bëjnë diferencën. Të gjitha këto janë libra me ilustrime, por ju inkurajoj t’i lexoni me fëmijë edhe pak më të rritur, pasi do të mësojnë shumë prej tyre. Mësojuni atyre se fëmijët kanë fuqi të ndryshojnë botën. Ndajini librat me pjesëtarë të familjes dhe diskutoni se çfarë mund të ndërmerrni për të krijuar gjëra më pozitive në komunitetin tuaj.

a is activism

A-ja është për Aktivistin. Ky lloj libri nuk është për gjithë fëmijët! Me një humor të hollë, libri alfabetik i njeh fëmijët me idenë se duhet të mësohen të mos kërkojnë gjithmonë lodrat më të fundit nga personazhet e preferuar.

U shqetësova pak për faktin se ky libër mund të jepte mësime të mërzitshme, por rima dhe mendjemprehtësia e autorit shfaqin idenë e drejtësisë në botë, gjë për të cilën ja vlen të lexohet.  Libri të mëson për bujarinë, dhembshurinë dhe konsideratën që duhet të kemi për të tjerët. Përdoreni librin si një pikënisje për diskutime të ardhshme për të tjera tematika.

malala a brave girl

Malala, një vajzë trime nga Pakistani/Ikbali një djalë trim nga Pakistani: Dy histori trimërie që janë aktualisht dy libra në një. Dy protagonistë të jashtëzakonshëm kuptojnë luftën për të drejtat e fëmijëve në botë. Malala, e cila i mbijetoi një atentati vrastar, mori çmimin Nobel për paqe në vitin 2014. Ikbali luftoi për të drejtat e fëmijëve në punë, në Pakistan por u vra tragjikisht në moshën 12 vjeçare. Tregimet janë shkruar me qartësi dhe efektivitet, por janë prindërit që vendosin nëse ky libër më mirë të lexohet nga fëmijë më të rritur.

grandfather

Gjysh Gandhi është një libër jashtëzakonisht tërheqës. Historia është e rrëfyer nga nipi 12 vjeçar, Arun. Aruni shkon të jetojë me gjyshin, duke e konsideruar këtë si nderin më të madh. Një ditë gjyshi zemërohet, gjë që Aruni nuk e priste aspak. Gjyshi i shpjegon nipit të tij se zemërimi është një ndjenjë njerëzore shumë e zakonshme, që njerëzit duhet ta përdorin për qëllime të mira. Libri është i mrekullueshëm dhe do të inkurajojë fëmijët të mendojnë rolin e emocioneve në zgjedhjet bëjnë në jetë.

the other side

Ana tjetër. Sa më shumë e lexoj këtë libër, aq më shumë e  dua. Një gardh ndarës, i përdorur si një lloj metafore por edhe në kuptimin fizik, tregon kufirin midis dy familjeve, asaj me ngjyrë të bardhë të Anës dhe asaj afrikano-amerikane të Kloverit. Nëna e Kloverit e ka këshilluar të bijën mos ta kalojë gardhin, pasi është me rrezik. Ndërkohë, Kloveri ulet pranë gardhit duke parë vajzën tjetër teksa luan. Ana i afrohet vajzës me ngjyrë, dhe fillojnë të flasin. Një miqësi e formuar dhe një gardh i kapërcyer. Në librin e Woodson-it, nuk gjen atë lloj përuljeje ose “servilizmi” siç ndodh me të tilla subjekte. Imazhi mbyllës është ai i dy vajzave që qëndrojnë pranë gardhit duke menduar për të ardhmen.

the story of rufby

Historia e Rubi Bridges. Me të vërtetë e pëlqej shumë këtë libër pasi është një histori e vërtetë e një fëmije, treguar  në një mënyrë që fëmijët e tjerë moshatarë të mund ta kuptojnë. Në vitin 1960, 6 vjeçarja Rubi përballet me zemërimin e njerëzve. Ajo le pas klasat bosh dhe bëhet nxënësja e parë me ngjyrë që hyn në një shkollë për fëmijë të bardhë, në qytetin e New Orleansit. Autori Coles ka bërë një punë fantastike duke shkruar për një ngjarje personale me vlera historike. Ai i mëshon idesë se një fëmijë

mund të kapërcejë edhe situata tepër të vështira.

grace presideny

Grejsi për Presidente. Kur Grejsi zbulon se nuk ka pasur asnjëherë një presidente femër, vendos ta ndryshojë historinë. Ndërsa djali kundërshtar bën premtime popullore dhe numëron votat elektorale, Grejsi punon fort dhe në mënyrë sistematike për të fituar votat. Ideja se për kë duhet të votojnë njerëzit, ngjall diskutim në një periudhë zgjedhjesh.

harlemslittle

Zogu i vogël me ngjyrë të zezë, i Harlemit  është historia e këngëtares Florensa Mills,e cila përdori famën e saj për të luftuar për të drejtat civile në vitin 1920. Ajo dallohej për mëshirën që shfaqte për njerëzit në nevojë, si edhe për shtysën që u jepte artistëve të tjerë që përballeshin çdo ditë me racizëm. Nëse po kërkoni për një libër me një model të mire brenda, ky është një i tillë.

each kidness

Çdo mirësi.  Një vajzë e re, Maja e gjen veten të vetmuar në ambientet e shkollës. Varfëria materiale

e le të diferencuar nga fëmijët e tjerë të cilët e refuzojnë. Një vajzë tjetër, Klo e shfaq hapur mospranimin e shoqërimit me Majën. “Ajo nuk është shoqja ime”, thotë Klo. Një ditë mësuesja e tyre merr si shembull një gotë me ujë, ku hedh lehtësisht një gur  që shkakton valëzime të lehta. “Ja që gjërat që bëhen me delikatesë, nuk shkaktojnë tension”, janë fjalët e mësueses. Pas mësimit të marrë, të nesërmen Klo vendos ta pranojë Majën në shoqërinë e saj, por ndodh që Maja nuk do të kthehet më në shkollë. Libri është i mbushur me nota dëshpërimi po edhe me

mesazhin pozitiv se duhet të tregojmë mirënjohje për çdo mundësi që na jep jeta.

brave girl

Luftëtarja Klara. Klara vendoset në New York City në vitin 1909, krejtësisht e varfër, ku gjen një punë rraskapitëse në një fabrikë me veshje. Ishte një grua e thjeshtë, por u shndërrua në heroinën që udhëhoqi grevën më të madhe të grave punëtore, në historinë e SHBA-së. Libri tregon një histori të vlefshme të punës së ndershme dhe me mund të grave, temë aktuale edhe sot.

librarian

Librashitësja e Basrws: Një histori e vërtetë nga Iraku. Kur lufta kërcënon të shkatërrojë koleksionin e çmuar të bibliotekës së Alia-s , që përfshin botime të rralla, ajo me guxim punon për të shpëtuar rreth 30.000 vëllime.

Kjo është një histori e fuqishme e kurajës dhe vendosmërisë.

mamam mit

Mamaja Mit: Wangari Maathai dhe Pemë e Kenias. Wangari Maathai ishte gruaja e parë afrikane që mori Çmimin Nobel për Paqe. Ajo u bë e njohur për punën e saj në rivendosjen e pemëve në Kenia. Fakti më mbresëlënës në historinë e Maathaias është ideja se bashkimi bën fuqinë. Njeriu mund të ndryshojë botën. Si gjithmonë, ilustrimet  e Kadir Nelson janë mahnitëse.

the three questin

Tre Pyetjet [Bazuar në tregimin e Leo Tolstoy] Ja dhurova këtë libër djalit më të madh, 9 vjeçar por përfundova duke e lexuar me djalin tjetër 6 vjeçar. E di se teksa vazhdojmë ta lexojmë, ai do të mësojë përgjigjet e tri pyetjeve: Cila është koha më e mirë për të bërë gjëra? Cila është gjëja më e rëndësishme? Cila është më e drejta për tu bërë?Sesi do ti zbatojë në jetë është çështje më vete, por libri është një bazë e mirë për të reflektuar mbi rëndësinë e të bërit vepra të mira në momentin e duhur.

the most magnificent'

Gjëja më e mrekullueshme . Mund të duket si një zgjedhje e çuditshme për listën tonë, por siç e dimë, shkenca dhe teknologjia po ndryshon botën dhe të pasurit e një qëndrimi të tipit mund t’ja dal është një domosdoshmëri për çdo person që dëshiron të ketë ndikim. Me ndihmën e qenit të saj asistent, një "vajzë normale" vendos të shpikë diçka jashtë normales. Fillimisht nuk ja del. Megjithatë, ajo nuk dorëzohet dhe u rikthehet shpikjeve të saj nga e para. E adhuroj mësimin në libër, se suksesi vjen vetëm pas  dështimit. Libri nuk të bën moral dhe ilustrimet janë fantastike.

tomas and

Tomás dhe Zonja e librarisë  është bazuar në historinë e vërtetë të Tomás Rivera , i cili bëhet kancelar i parë i pakicës në Universitetin e Kalifornisë. Si bir i punëtorëve imigrantë, Tomás dëgjon çdo natë tregimet e së gjyshes. Një ditë , një bibliotekar hap një botë krejt të re për të. Ky është një tregim frymëzues i fuqisë së arsimit dhe leximit që të gjithë fëmijët munden ta zotërojnë , pa marrë parasysh çfarë prejardhje kanë.

the boy who

Djaloshi që luftoi erën, një nga librat e mi të preferuar shkencore. Është historia frymëzuese e, 14 vjeçarit William Kamkwamba që arriti të sjellë energji elektrike në fshatin e tij në Malavi. William kishte në plan të linte shkollën, sepse nuk kishte para për tarifat. Një foto helikopteri mbi libër ndezi një shkëndijë në mendjen e tij për të ndërtuar një helikopter për fshatin e tij të varfër dhe të goditur nga thatësira. Një histori vërtetë e mahnitshme për fuqinë e këmbënguljes .

the pink refregator

Frigoriferi Rozë është gjithashtu në listën time të librave që lidhet më gjërat e reja që provojmë në jetë. Ndonjëherë vetëm  një e dalë përjashta sjell një ndryshim të madh në jetën e dikujt. Një njeri gjen një frigorifer misterioz rozë në një oborrin e kopshtit të tij. Çdo ditë mbi frigorifer shfaqen shënimet të tipit “lexo më shumë, “bëj fotografi”, apo “luaj muzikë”. Personi që e zbuloi frigoriferin gjen në të materialet që ai ka nevojë: libra, furnizimet e artit, etj. Kjo është një histori që tregon se njeriut çdo ditë mund ti jepet rasti të provojë gjëra të reja.

hug maschine

Makina e përqafimeve është nga librat tanë të preferuar. Historia tregon për një djalë që ka dëshirë të madhe të përqafojë. A jemi të gjithë dakord në fuqinë e një përqafimi për të ndryshuar botën? Ky libër me siguri do të sjellë një buzëqeshje në fytyrën tuaj . A keni lexuar ndonjë nga këta libra? A keni ndonjë rekomandim për libra të tjerë të mrekullueshëm  që do të frymëzojnë fëmijët tuaj për të ndryshuar botën?/dritare.net/