16 vite më pas, Adelina Ismaili sqaron sherrin e bujshëm me Leonora Jakupin

Një ndër zënkat më të bujshme të vipave ndër vite, ka qenë zënka mes këngëtareve kosovare, Leonora Jakupi dhe Adelina Ismaili.

Jo vetëm në muzikë, Jakupi dhe Ismaili kanë qenë rivale edhe në politikë, pasi Adelina Ismaili njihet sot e asaj dite si rugoviste dhe mbështetëse e LDK, ndërsa Leonora Jakupi mbështetëse e PDK, dhe e krahut të  luftës.

Zënka mes këngëtarëve që kishte degjeneruar në dhunë, ishte ndër ngjarjet më të bujshme, ndërsa për vite me radhë asnjëra nga to nuk ka dashur të flasë me të.

Fëmijët e viteve ’90, me siguri do të kujtojnë si një prej lajmeve më të bujshme të mediave rozë në vitin 2003 sherrin mes dy këngëtareve më në zë asokohe në Kosovë: atë mes Adelina Ismailit dhe  Leonora Jakupit.

E ftuar në studion e emisionit “Pressing”, Adelina Ismaili ka rrëfyer për herë të parë se arsyeja përse ajo ishte konfrontuar fizikisht me Jakupin ishte pikërisht nëna e saj e ndjerë, Mona.

“Po, ka patur përleshje, por pse ka ndodhur kjo nuk e di. Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Mbaj mend se ishte një garderobë e ngushtë, ajo kaloi dhe goditi mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve.”-shprehet Ismaili në studion e emisionit. Dhe këtu duket se ka qenë pikënisja e sherrit që për vite me radhë do të përmendej parreshtur në mediat rozë.

LEXO DHE :  Ronela Hajati tregon si përfundoi në komisariat: Tallesha me policët

“Kur mami i tha ‘kujdes’, ajo e kapi prej fyti dhe aty ndërhyra unë.” –tregon Adelina duke i vënë kapakun njëherë e mirë, të paktën versionit të saj të historisë së bujshme.

Por si janë marrëdhëniet sot mes dy artisteve? Në intervistën e saj në emisionin “Pressing” Adelina u shpreh se pavarësisht marrëdhënies së tyre, shto këtu dhe qëndrimet e tyre të kundërta politike, ajo nuk e ka të qartë a janë apo jo rivale.

“Unë ende nuk e kam të qartë nëse jemi apo jo rivale, por sinqerisht e them se nuk kam xhelozi për askënd, e aq më pak për një vajzë të re, e për më tepër për një këngëtare që ka kënduar në Koshare dhe ka kënduar për ushtarët, unë nuk mundem ta urrej. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur gjithmonë prej palës tjetër.”-u shpreh Ismaili./ I.M-Dritare.net

1 Koment

Leave a Reply to bamke gjylexhiu Anulo përgjigjjen

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.