Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

12 kënde lojrash për fëmijët e Tiranës

12 kënde lojrash për fëmijët e Tiranës
Pas debatit të shumëpërfolur mbi ndërtimin e një këndi lojërash në parkun e Liqenit Artificial, ku ndërkohë të shumtë janë qytetarët që ankohen për mungesë të këndeve të lojërave pranë lagjeve të tyre, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka publikuar hartën e 12 këndeve për të cilat Bashkia e Tiranës do të investojë.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u është përgjigjur me një foto në FB.

“Shpërndaje këndin e lagjes tënde. Pse kënd lodrash tek Parku i Liqenit dhe jo në çdo lagje? Edhe tek Parku i Liqenit, edhe në çdo lagje të Tiranës. Ja harta ku Bashkia Tiranë do të investojë në 12 lagjet e Tiranës ku çdo fëmijë mund të luajë sa te dojë e kur të dojë”, shkruan Veliaj duke treguar projektin për ndërtimin e disa këndeve lojërash në lagjet e Tiranës.

kendi