Na ndiqni edhe në

Shëndet

11 maska për flokët, që mund t'i përgatisni në shtëpi

11 maska për flokët, që mund t'i përgatisni në
A keni hapur ndonjëherë frigoriferin tuaj dhe keni menduar: Ja, kjo do ta bëj flokun tim të duket më i bukur? Jo? Mbase duhet t’i provoni këto maska për flokët tuaj! Ndonjëherë disa ushqime që gjenden në frigoriferin tuaj mund ta bëjnë flokun tuaj të duket i mahnitshëm brenda 20 minutave. Nuk ju shkon në mendje se çfarë të kombinoni bashkë? Më poshtë janë 11 maskat më të mira për flokët tuaj!

1.Maska Për Flokët Me Mjaltë Dhe Qumësht

maska me mjalt dhe qumesht

Kjo makë është shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Gjithçka ju duhet të bëni është të përzieni një lugë gjelle me mjaltë në një gotë qumësht dhe më pas ta shpërndani atë në flokët tuaj nga rrënja te majat. Lëreni këtë maskë për 15 minuta dhe shpëlajeni kokën me ujë të vakët dhe shampo. Më pas, duke shmangur bletët, ju do të shikoni disa rezultate te mahnitshme te flokët tuaj.

2.Maska Për Flokët E Kremit Të Arrës Së Kokosit

maska e kremit te arres se kokosit

Kjo maskë është pak… ngjitëse, e ëmbël dhe paksa kohë konsumuese. Por gjithashtu ja vlen çdo minutë që harxhoni me të. Merrni një copë krem arre kokosi dhe ngroheni atë në duart tuaja. Kur ajo të bëhet e butë dhe e përpunueshme, masazhojeni atë te flokët tuaj. Ngadalë dhe me kujdes mblidhini flokët tuaj me një peshir të ngrohtë dhe lëreni maskën në flokët tuaj për një orë. Më pas shpëlajini flokët me një shampoo të butë dhe lërini ato të thahen si zakonisht.

3.Maska për flokët me banane dhe bajame

maska me banane dhe vaj bajamesh

Bananet dhe bajamet janë shumë të mira për flokët tuaj. Ja se çfarë të bëni. Merrni një banane dhe bëjeni pure, më pas shtojini rreth 3 pika vaj bajmesh shpikjeje sentimentale. Përziejini mirë dhe masazhojeni përzierjen në flokë. Lëreni të qëndrojë për rreth 25 minuta, dhe më pas lajini flokët tuaj. Kaq e thjeshtë është!

4.Maska për flokët me luleshtrydhe

maska me luleshtrydhe

Luleshtydhet tashmë nuk janë vetëm për tu ngrënë! Merrni një filxhan me luleshtrydhe, sa më të buta e e të pjekura të jenë aq më mirë, një të bardhë veze dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Përzjejini bashkë këto deri sa luleshtrydhet të ngjajnë më shumë si lëng sesa si copa të ngurta. Shpërndajeni përzierjen në flokët tuaj dhe lëreni maskën për 20 minuta. Më pas shpëlajini dhe lajini flokët me një shampo të lehtë.

5.Maska për flokët me rum dhe çaj të zi

maska e flokut me rum dhe caj te zi

Kym und të duket si një kombinim i çuditshëm por ka rezultuar shumë i efektshëm. Kështu merrni atë pak rum që ju ka mbetur në fund të shishes dhe mbushni një lugë çaji dhe një lugë çaji nga filxhani i çajit të zi që mund të keni pirë në mëngjes. Aplikojeni këtë përzierje direct në rrënjë dhe më pas në pjesën tjetër të flokëve. Mbajeni këtë maskë për rreth 50 minuta përpara se ta shpëlani dhe më pas ta lani kokën!

6.Maska për flokët me vezë dhe konjak

Maska e flokut Me Vezë Dhe Konjak

Kjo tingëllon jashtëzakonisht çuditshëm, por më besoni se menjëherë pasi të kuptoni se çfarë mund të bëj kjo maskë për flokun tuaj, nuk do ta vini më në dyshim magjinë e saj! Përzieni të bardhën e një veze me 3-5 lugë çaji konjak, kjo në varësi të gjatësisë së flokëve tuaj, dhe aplikojeni atë në flokun tuaj pa u kursyer. Lëreni maskën për 20 minuta dhe më pas shpëlajini flokët me ujë të vakët. Më pas lajini flokët si të dëshironi dhe rregullojini ashtu si ju preferoni!

7.Maska për flokët me avokado dhe majonezë

maska e flokeve me avokado dhe majonez

Majonezi dhe Avokado janë me të vërtetë shumë të mirë për flokët tuaj. Ja çfarë të bëni: merni një kavanoz plot me majonez dhe një me avogado të bërë pure. Përzjejini mirë dhe aplikojini në flokët tuaj. Kushtojini vëmendje të veçantë rrënjëve të flokëve tuaj dhe pas 20 minutash shpëlajeni flokun tuaj me ujë të FTOHTË. Ju do të shikoni ndryshimin!

8.Maska për flokët me vaj ulliri dhe lëng limoni

maska e flokut me vaj ulliri dhe limon

Nëse ju keni  një lëkurë koke të thatë, kjo është maska e duhur për ju! Gjithçka që duhet të bëni është të përzieni 2 lugë gjelle lëng limoni, 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 2 lugë gjelle ujë. Menjëherë pas kësaj masazhojeni maskën në lëkurën e kokës tuaj me flokë të lagur. Lëreni përzierjen të qëndrojë për 20 minuta dhe më pas lajëni flokun tuaj si rregullisht. Kjo maskë mund të aplikohet në flokët tuaj një herë në dy javë.

9.Maska për flokët me mjaltë dhe vaj ulliri

maska e flokut me mjalt dhe vaj ulliri

Mjalti është jo vetëm i shijshëm, por ai mund ta ndihmojë flokun tuaj të thatë e të dëmtuar nga dielli! Gjithçka që duhet të bëni është të hidhni ½ filxhan mjaltë në flokë të pastër dhe të lagur dhe ta lini atë të qëndojë te flokët tuaj për 20 minuta përpara se ta pastroni me ujë të ngrohtë. Nëse floku juaj është një rast ekstrem, për ta bërë këtë edhe më të lehtë ju gjithashtu mund të provoni të përzieni mjaltin me 1-2 lugë gjelle me një përbërës plot me vitamina, si avocado apo i bardhi i vezës. Kjo do t’iu ndihmojë ju të rimbushni lidhjet që sulmohen nga rrezet UV. Kjo maskë mund të përdoret një herë në muaj.

10.Maska për flokët me birrë

Maska e flokut me birre

Nëse floku juaj është i hollë dhe i dobët, këputet lehtë, birra është zgjidhja! Thjesht përzieni ½ filxhan birre të butë me 1 lugë vaj luledielli apo kanola dhe një të bardhë veze. Aplikojeni këtë maskë në flokun tuaj të pastër e të lagët dhe lëreni atë për 15 minuta. Pas 15 minutave shpëlajeni përzierjen me ujë të ftohtë. Kjo maskë mund të bëhet njëherë në dy javë.

11.Maska për flokët me vezë dhe qumësht

Maska e flokut me qumesht dhe veze

Në varësi të gjatësisë dhe volumit të flokëve tuaj vendosni nëse ju dëshironi një apo dy vezë. Më pas ndani të bardhin nga i verdhi vezës. Rrihini të bardhat e vezës të përziera me një filxhan qumësht dhe dy lugë gjelle vaj ulliri. Pas kësaj, shtojini pak limon të shtrydhur dhe masazhojeni në kokën tuaj nga rrënjët te majat. Mbulojini flokët tuaj me një qeskë dushi për të shmangur rrjedhjen e njdonje pike të përzierjes dhe lëreni maskën për të paktën 15 minuta. Kurt a shpëlani maskën sigurohuni që të përdorni ujë të vakët ose të ftohtë për të marrë rezultatet më të mira.