
10 veshjet e femrave që i irritojnë me të vërtetë meshkujt
Dritare.net

Bright Side ka analizuar së fundi disa forume, nisur edhe nga revista të ndryshme mode, dhe ka krijuar një listë me veshjet që meshkujt nuk i durojnë dot. Po, ata në fakt janë të vëmendshëm për mënyrën se si vishesh.

Pantallonat me printe dhe streҫet
Ndryshe nga ajo që besohet në përgjithësi, meshkujt nuk i kanë qejf femrat që veshin pantallona me lule. Është një lloj stili që ata nuk e pëlqejnë, edhe streҫet po ashtu. Për ta këto lloj veshjesh e deprimojnë një femër nga misteri që i takon.

Bluzat si fustan dhe fustanet si bluza
Kur meshkujt shohin një vajzë që vesh diҫka të tillë, fillojnë të pyesin ҫfarë është: fustan apo një bluzë e madhe? Dhe e dyta, pse nuk ke veshur pantallona? Ndërkohë, ky është një stil që u shkon shumë vajzave dhe i preferuar nga ato.

Pantallona të shkurtra mbi geta
Ky është një stil për të cilin pyet shumica e meshkujve që nuk e kuptojnë. Ndoshta pantallonat e shkurtra mund të jenë diҫka më shumë se një veshje vere për femrat, por për meshkujt ato nuk shkojnë me ҫizme dhe me kapelë.

Barbie pink
Mund të duket e ҫuditshme që meshkujt nuk pëlqejnë ngjyrën më të dashur të të gjitha femrave në botë, por është e vërtetë. Pink ka shumë nuanca, ndaj edhe ata janë të lodhur me këto ngjyra që ҫdo vajzë i ka patjetër në gardërobë, rozë, pudër dhe të gjitha variantet pink.

Veshjet me shkëlqim
Si një formë dekori që shumë vajza pëlqejnë të sjellin në veshjet e tyre, xixat nuk janë të preferuara për meshkujt. Ata mendojnë se ato janë vetëm pjesë e fëmijërisë, ndaj i kanë bezdi t’i gjejnë të femrat këto veshje, aq sa u duket sikur do jetë e frikshme t’i prekësh.

Frudhat
Nëse të pëlqejnë frudhat apo palat, atyre jo, ndaj është mirë që t’i shmangësh nëse ke ndonjë takim me rëndësi.

Veshjet e grisura
Një gjë tjetër që meshkujt nuk e kuptojnë: xhinset e grisura dhe të gjitha të tjerat që duken të rrëmujshme. Kështu, nëse i dashuri nuk është fans i tyre, është mirë të mos e testosh shijen e tij për fashion.

Minifundet
Suprizë në fakt, por edhe kjo është e vërtetë. Minifundet janë antiseksuale për meshkujt, sepse ata nuk i kuptojnë asnjëherë veshjet që nuk fshehin asgjë.

Ugg
Ugg kanë marrë një nam të keq vetëm nga meshkujt. U japin shumë volum këmbëve dhe në sytë e tyre nuk janë aspak elegante në këmbët e femrave.
Ҫizmet me taka të larta dhe me platformë
Për sytë e meshkujve janë shumë agresive dhe të gjitha këpucët e këtij stili, jo më pak.

Po ҫfarë i tërheq?
Në përgjithësi, veshjet që janë trendy: skinny jeans me një T-shirt të thjeshtë, veshjet e mbrëmjeve, fundet me bel, këmishat, dhe ҫdo lloj veshjeje tjetër që nuk është krijuar për të nxitur imagjinatën mashkullore. Me pak fjalë, të gjitha veshjet që duken të shtrenjta dhe që u rrinë mirë të gjitha femrave.


















