Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zhduket pa gjurmë aktorja shqiptare në SHBA

Zhduket pa gjurmë aktorja shqiptare në SHBA
Adea Shabani, një aktore shqiptare që jeton në SHBA është zhdukur pa lënë gjurmë, dhe familjarët kanë dhënë alarmin në polici.

Mësohet se Shabani, shqiptarja nga Maqedonia që ka luajtur në filmin “All or nothing” rezulton e zhdukur që prej të premtes së kaluar.

Mediat e huaja shkruajnë se nëna e aktores, udhëtoi nga Maqedonia drejt SHBA-ve, dhe pasi bëri denoncimin në polici angazhoi dhe një hetues privat për të rënë në gjurmët e vajzës.

“Diçka po ndodh me të. Nuk e dimë ku është. Është kaq e trishtueshme, shpresojmë të jetë gjallë”, tha shoqja e Adeas, Emma Joe./I.M-Dritare.net