Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje!

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç: Është e qartë se i

Aleksander Vuçiç ka thënë se i ka humbur këto zgjedhje. Duke u bazuar në zgjedhjet paraprake Vuçiç tha në një deklaratë se 'Lista Studentore' fitoi, ata do të kenë135-140 mandate.

"Nuk i kemi rezultatet përfundimtare. Shumë do të habiten dhe do ta kuptoni sa shumë gënjyen disa dhe çfarë shpikën. Dua t'ju informoj se është e qartë se në bazë të dhënave paraprake i humbëm këto zgjedhje. Lista Studentore fitoi, ata do të kenë midis 135 dhe 140 mandate, ne kemi rreth 105. Askush tjetër nuk hyri në kuvend. Përfundimisht, po, hungarezët e Vojvodinës hynë me 3 mandate, dhe me një mandat shqiptarët, dhe dua të them SDA, mos më besoni fjalën time. Pra, kemi rreth 1,720,000. Ata kanë rreth 2,200,000", tha Vuçiç.