Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet në Serbi, Lista Studentore fiton 51.47% të votave, Vuçiç merr 40.42%!

Zgjedhjet në Serbi, Lista Studentore fiton 51.47% të votave,


Aleksandër Vuçiç ka pranuar humbjen e partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura këtë të diel në Serbi. Pas një dite me pjesëmarrje rekord, radhë të gjata në qendrat e votimit dhe incidente në disa qytete, Vuçiç deklaroi se Lista Studentore ka fituar zgjedhjet dhe pritet të marrë mes 135 dhe 140 vende në Parlament

Lëvizja studentore fitoi mbështetje të gjerë dhe u kthye në sfidën më të madhe politike për Vuçiçin që nga viti 2014, kur ai u bë kryeministër, dhe më pas në vitin 2017, kur mori postin e presidentit. Zgjedhjet e parakohshme u shpallën prej tij në shtator.

Aleksander Vuçiç ka thënë se i ka humbur këto zgjedhje. Duke u bazuar në zgjedhjet paraprake Vuçiç tha në një deklaratë se 'Lista Studentore' fitoi, ata do të kenë135-140 mandate.

"Nuk i kemi rezultatet përfundimtare. Shumë do të habiten dhe do ta kuptoni sa shumë gënjyen disa dhe çfarë shpikën. Dua t'ju informoj se është e qartë se në bazë të dhënave paraprake i humbëm këto zgjedhje. Lista Studentore fitoi, ata do të kenë midis 135 dhe 140 mandate, ne kemi rreth 105. Askush tjetër nuk hyri në kuvend. Përfundimisht, po, hungarezët e Vojvodinës hynë me 3 mandate, dhe me një mandat shqiptarët, dhe dua të them SDA, mos më besoni fjalën time. Pra, kemi rreth 1,720,000. Ata kanë rreth 2,200,000", tha Vuçiç.


Dita e votimit u shoqërua me pjesëmarrje rekord që prej vitit 2006 dhe incidente në disa qytete.