Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Basha: Nuk e njohim këtë proces kriminal

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Basha: Nuk e njohim këtë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Vora ka folur për zgjedhjet e së premtes që mbahen në Akademinë e Shkencave, dhe kandidat i vetëm është Skënder Gjinushi.

Basha ka thënë se nuk do të njihet ky proces që ai e ka quajtur kriminal.

“Ne nuk e njohim procesin kriminal që po bëhet në Akademinë e Shkencave, që është treguesi më i qartë i një regjimi injorant, brutal dhe kriminal që do të ekzekutojë elitën e shpirtit dhe të mendjes. Ne nuk do të njohim asnjë akt të këtij parlamenti monist.

ka vetëm një zgjidhje, ka vetëm një rrugë: largimi një orë e më parë i Edi Ramës. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme ku qytetarët do të kenë fatin e tyre në duart e tyre”-tha Basha./ I.M-Dritare.net