Na ndiqni edhe në

Editorial

Zëvendësministri i Bujqësisë: Ja masat që janë marrë për ushqimet me pesticide!

Zëvendësministri i Bujqësisë: Ja masat që janë
Gazetari i "Fiks fare", Sokol Çobo ka pyetur në emisionin "Dritare me Rudinën" zëvendësministrin e Bujqësisë, Dhimo Kote për masat që janë marrë për pesticidet dhe hormonet në ushqime. Zëvendësministri u shpreh se, ditën që produkti i prodhuar futet në pikën e grumbullimit, merret kampion, më pas dërgohet në laborator dhe nëse ky produkt ka hormon të lartë, mbyllet ferma.

"Ne nuk rrimë duarkryq. Ka njerëz që abuzojnë. Nuk është se unë nuk jam i shqetësuar. Masa që u mor dhe që u bë ndryshim në ligj deri në burgim, që nuk ka qenë. 

Ditën që produkti i prodhuar çohet në fermë dhe pikat e grumbullimit AKU-ja shkon merr kampion dhe çohet në laborator për analiza. Sa del analiza, dhe vërtetohet se ka nivel të lartë pesticidesh, ndërhyhet për ta bllokuar atë serë apo fermë.",- tha Kote./K.C/dritare.net