
Zbulohen 4 emrat e rinj për stolin e Kombëtares, jo vetëm nga Italia
Dritare.net

CV të pasura
Dy italianë të tjerë, që kanë karrierë të shkëlqyer dhe kanë drejtuar skuadra me emër në futbollin italian. Delio Rosi është një nga trajnerët që, për vite me radhë, ka qenë pjesë e elitës në Serinë A duke qenë në krye të Lacios, Sampdorias, Bolonjës, Xhenoas dhe Fiorentinës.
[caption id="attachment_208452" align="alignnone" width="470"] Delio Rosi[/caption]
Një trajner, i cili është i zoti nga ana taktike, por mbi të gjitha mbështetet te forca e grupit. Më shumë sesa për rezultatet e arritura në fushë, ai u bë i famshëm pas një sherri që pati me sulmuesin Adem Ljajiç, në kohën kur të dy ishin pjesë e Fiorentinës. Delio Rosi e zëvendësoi sulmuesin dhe ky i fundit e ofendoi, por mori grushte fytyrës.
Një trajner me dorë të hekurt që mund t’i bëjë punë Shqipërisë. Kristian Panuçi gjithashtu shihet si alternativë. Ishndihmëstrajneri i Rusisë disa vite më parë mori eksperiencën e duhur në Serinë B me Livornon dhe tani është gati për sfidë.
[caption id="attachment_208455" align="alignnone" width="470"] Kristian Panuçi[/caption]
Jo vetëm italianë
Martin Shmid dhe Sami Hipia janë dy trajnerët e tjerë që konsiderohen si alternativa serioze për stolin kuqezi. I pari është zviceran dhe ka drejtuar për dy vite skuadrën e Maincit në Gjermani, ndërsa i dyti është një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së Liverpulit.
[caption id="attachment_208454" align="alignnone" width="470"] Sami Hipia[/caption]
Mbrojtësi i famshëm finlandez ka drejtuar skuadra të mëdha si Bajer Leverkuseni dhe Zyrihu. Prioriteti nuk ka ndryshuar për FSHFnë, e cila është e fiksuar tek italianët, por sigurisht rrugës mund të ndryshojë mendje. gentjan Alinani- Panorama

















