Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbulimi/ Mrekullia që quhet ulli

Zbulimi/ Mrekullia që quhet ulli
Nga Dr. Mercola

Ullinjtë janë ndër ato mrekulli të natyrës që ne shpesh i marrim si të mirëqena, por që meritojnë vëmendje të veçantë.olive-tree-1

Ullinjtë bëjnë pjesë te grupi i frutave me bërthamë si pjeshka, mango, qershia, nektarina etj. Ka qindra lloje ullinjsh që rriten në pemë dhe që më së shumti i përkasin zonës mesdhetare.

Ullinjtë kanë shumë jetëgjatësi. Ato jetojnë aq shumë, sa rekordi më i ulët i jetëgjatësisë së një peme ulliri është 2000 vjet.

Sot është e mundur të bëhesh një njohës i ullinjve, pasi secili prej tyre ka profilin e tij të veçantë. Barnat me përmbajtje ullirin janë bërë të zakonshëm nëpër dyqane të veçanta duke na lejuar të provojmë lloje të ndryshme ullinjsh bashkë me vetitë e tyre kuruese.

Ullinjtë janë Anti-inflamatorë

anti-aging-foods-olive-oilNëse i doni ullinjtë,  jeni me fat. Konsumimi i tyre apo produkteve të tyre, ju sjell, përveç kënaqësisë, edhe shumë përfitime për shëndetin tuaj. Shumë kanë hequr dorë nga ulliri sepse ai përmban yndyrna,por a e dinit që është pikërisht kjo veti, që e bën atë kurues?

Ai është i mirë për parandalimin e kolesterolit të zemrës pasi është i përbërë në 75% të tij nga një yndyrë që quhet acid oleik. Kjo yndyrë ka efekt në parandalimin e sëmundjeve të zemrës siç është edhe presioni i lartë i gjakut. Në kërkimet e publikuara tek gazeta BMC Medicine përfundimi është : “Konsumimi i vaji të ullirit dhe veçanërisht vajit ekstra të virgjër, bëjnë të mundur uljen e riskut për sëmundjet kardiovaskulare që çojnë deri në vdekjen e njeriut.”

Ullinjtë janë antioksidantë të  fuqishëm  

kinds-of-olivesUlliri ka në përbërjen e tij edhe antioksidantëtë fuqishëm sipas gazetës Evropiane për parandalimin e kancerit. Këta antioksidantë janë;fenol, polifenol dhe përbërës të tjerë që kanë treguar se janë më të fuqishëm se antioksidantët e vitaminës E.

Gjithashtu tek ulliri mund të gjenden edhe antioksdidantë të veçantë që mund t’i gjesh vetëm tek ky frut dhe që kanë një efekt mbi kolesterolin LDL. Po ashtu gjenden edhe përbërës të antioksidantëve të ngjashëm me atë të ibubrofen.

Ullinjtë janë  antikancerogjenë

Antioksidantët dhe antiimflamatorët ashtu si edhe përbërësit antikancerogjenë që gjenden tek ulliri e bëjnë atë më efikas në parandalimin e kancerit.

Studime të ndryshme kanë treguar se incidentet koronarë të zemrës dhe sëmundjet e ndryshme të saj si dhe kanceri janë më të ulët ne Mesdhe për shkak të konsumimit të dietave të pasura me ulli apo me vaj ulliri sidomos nga ai ekstra i virgjër.”

Ullinjtë janë antiplakje

Antioksidantët e gjetur tek ulliri kanë ndikim edheMake-an-olive-oil-face-mask-for-wrinkles-treatment-at-home kundër plakjes. Tyrasol, një fenol i gjetur tek vaji i ullirit ekstra të virgjëri jep trupit jetëgjatësi dherezistencë ndaj stresit duke parandaluar kështu plakjen dhe sigurimin e mbrojtjes së fytyrës nga rrudhat.

Ullinjtë dhe shëndeti kockave

Konsumi i ullirit apo produkteve të tij ka treguar të jetë parandalues i osteoporozës. Sipas një studimi të bërë mbi 127 burra, konsumi i ullinjve mesdhetarë apo i produkteve të tyre sidomos i atyre ekstra të virgjër është zbuluar që kanë një efekt mbrojtës tek kockat.

Ullinjtë dhe shumë  përfitime të tjera:

  • Rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës,
  • Rrit sintezën testosterone
  • Përmban ushqyes të dobishëm për syrin ( duke përfshirë vitaminën A)
  • Veti antibakteriale dhe antivirale

Ndryshimi midis ullinjve të zinj dhe jeshilë

black-olivesUllinjtë mund t’i gjejmë në ngjyra të ndryshme të zinj, jeshilë, të verdhë, por ajo që

është e rëndësishme të përmendet është se ngjyra nuk ka ndikim në vetitë kuruese të ullirit. E megjithatë duhet të pranojmë se ulliri jeshil ka disa përbërës më shumë kurativë se ulliri zi,por kjo nuk do të thotë aspak që nuk duhet të shijojmë edhe ullirin e zi. Gjithsesi diferenca  është e vogël.

Vaji i ullirit shpesh mund te jetë i falsifikuar. Kujdes!

Është e lehtë të gjesh ullinj cilësor, por e vështirë të gjesh vaj ulliri cilësor. Shpesh ai është ose i falsifikuar ose përzihet me vajra të tjerë më të lirë si vaji i misrit, lulediellit, sojës etj.

Prandaj nëse keni mundësi, duhet ta provoni vajin para se ta blini ose ta merrni atë nga prodhuesit lokalë, është më e sigurt.

Dhe mos harroni

Vaji i ullirit është shumë i mire për tu përdorur në pjata e ftohta, por jo në gatime të nxehta. Kur është fjala për të gatuar, më mirë përdorni vajin e kokosit. Është më e shëndetshme pasi vaji i ullirit në nxehtësi dëmtohet dhe i humbet vlerat ushqyese dhe kurative./dritare.net/