Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Vjen konfirmimi, Rashel largohet nga Xing me Ermalin

Vjen konfirmimi, Rashel largohet nga Xing me Ermalin
Personazhi që ngacmon dhe vë në siklet të ftuarit, Rashel Kolaneci, nuk do të jetë më pjesë e emisionit që e bëri të famshme.

Ajo është larguar nga “Xing me Ermalin”, pavarësisht se e mohoi në fillim të sezonit.

E kontaktuar nga “RevistaWho.com” Rashel e pohoi largimin, duke mos dhënë më shumë detaje. Nuk dihet ende nëse largimi i saj nga emisioni i Ermal Mamaqit ka ndodhur për shkak të një tjetër angazhimi të saj në ekran apo marrëdhëniet e saj me Ermalin nuk shkonin aq mirë.

Të shohim se kë do të zgjedhë Mamaqi për të zëvendësuar një nga vajzat më seksi shqiptare.