Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Publikohet kënga e Botërorit Rusi 2018, shkëlqen Era Istrefi

Video/ Publikohet kënga e Botërorit Rusi 2018, shkëlqen Era
Është publikuar më në fund kënga zyrtare e Botërorit “Rusi 2018”.  Ditën e djeshme, faqja zyrtare e FIFA 2018  ka publikuar këngën e këtij botërori, që është një bashkëpunim mes këngëtares shqiptare, Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam.

‘Radio Vibe’ dhe ‘Kolumbia W Radio’ njoftuan për herë të parë bashkëpunimin midis Smith dhe Jam, me raporte të tjera që konfirmuan se Era Istrefi është vendosur të bashkohet me ta. Kënga është krijuar nga amerikani Diplo. Kënga “Live it up” është një këngë shumë ritmike, e cila i përshtatet plotësisht një gare futbolli.

Këngëtarja shqiptare këndon në gjuhën angleze, kurse në refren spikat me zërin atraktiv duke dominuar në tërësi këtë projekt./K.C/Dritare.net