Na ndiqni edhe në

Editorial

Video/ Nazarko debat të ashpër me Nokën: Vodhe vota mes Tiranës

Video/ Nazarko debat të ashpër me Nokën: Vodhe vota mes
Gazetari dhe analisti, Shpëtim Nazarko është përplasur me deklarata me ish-deputetin e PD-së, Flamur Noka, në emisionin"Dritare me Rudinën", në  News 24.

Ndërsa Noka hidhte akuza ndaj mazhorancës aktuale, Nazarko e akuzoi se ai vetë kishte vjedhur vota në mes të Tiranës, në vitIn 2011-të, në zgjedhjet vendore kur Lulzim Basha u zgjodh kryetar bashkie duke i zënë vendin Edi Ramës.

https://www.youtube.com/watch?v=m8eFFCOWvKc&t=4s

Nazarko: Ke vjedhur vota në mes të Tiranës në 2011, ke gojë dhe flet. Me zë dhe me figurë i ke, se ke qene edhe ministër i Brendshëm ti. Popullin budalla e dini ju. Populli s’ka ç’bën se s’ka shpresë dhe tek PS ndaj po ikin nga sytë këmbët njerëzit.

Noka: Në 2011 është numëruar vota live, ka qëndruar aty edhe ambasadori i SHBA, Arvizu bashkë me stafin e tij. Ka pasur vlerësim ai proces. Në 2011 u shenjtërua vota e çdo shqiptari./K.C/dritare.net