
Video/ Mbretëresha e Britanisë uron Krishtlindjet me fjalët e Shën Terezës
E Diel 25 Dhjetor 2016, 18:06
Dritare.net

“Që të inspironi të tjerët nuk është e domosdoshme që të shpëtoni jetë, apo fitoni medalje. Shpesh marr fuqi nga takimet me njerëz të thjeshtë që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme: vullnetarët, kujdestarët, organizatorët e komunitetit dhe fqinjët e mirë, heronj të pakënduar që me përkushtim që i bën ata të veçantë. Ata janë inspirim për ata të cilët i njohin, dhe jeta e tyre shpesh përfshinë një të vërtetë të shprehur nga Nëna Terezë, nga ky vit Shën Tereza e Kalkutës. Ajo njëherë kishte thënë: ‘Jo secili prej nesh mund të bëjë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, ka thënë mbretëresha Elizabeth II.

















