
Video/ Ja dëshmitë tronditëse në burgun çnjerëzor të Zaharisë
Dritare.net

Emisioni investigativ Boom ka kryer një vëzhgim në ambientet e brendshme të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale ne Zahari të Krujës.
Në këtë institucion të vuajtjes së dënimit ndodhen 225 te burgosur, 129 prej të cilëve kane kryer një krim por janë shpallur nga gjykata të papërgjegjshëm dhe aktualisht duhet te ishin duke u trajtuar ne spital psikiatrik dhe jo në burg.
Mjeku: Gjysma e të sëmurëve ose më shumë se gjysma, janë rreth 129 pacientë me mjekim të detyruar apo me shtrim të përkohshëm. 114 janë me mjekim të detyruar dhe 15 pacientë janë shtrim i përkohshëm. Këta janë ata që janë me sëmundje mendore dhe që kanë nevojë për një mjek psikiatër.
Gazetarja: Si janë kushtet e të dënuarve?
Mjeku: Me të thënë të drejtën kur kam ardhur këtu në fillim gjendja ka qenë vërtetë për të dëshiruar. Unë kam ardhur në dhjetor të vitit të kaluar. Gjendja ka ndryshuar. Nuk them shumë e mirë sepse këto kushte janë, por është bërë maksimumi nga ana jonë që të përmirësohet kjo situatë.
Kushteve skandaloze të burgut të Zaharisë, ambienteve thuajse çnjerëzore, i shtohen edhe mungesa e stafit mjekësori dhe autoambulancës. Ndodhen 4 mjeke te përgjithshëm ndërsa mungon mjeku psikiatër aq shumë i nevojshëm ne këtë institucion te gujatës se dënimit.
Mjeku: Në institucionin tonë, IEVP Krujë, ndryshon nga IEVP-të e tjera për shkak të specifikës që ka. Këtu duhet të ishin tre mjekë të përgjithshëm dhe dy neopsikiatër. Realisht këtu ka vetëm 4 mjekë të përgjithshëm dhe personel. Çdo dy javë këtu vijnë dy mjekë psikiatër që alternohen me njëri-tjetrin dhe që kryejnë konsulta për gjithë pacientët.
Gazetarja: Disponon burgu medikamente për kurimin e tyre?
Mjeku: Të gjithë të burgosurit përfitojnë nga skema e rimbursimit. I përfitojnë falas. Furnizimi për ato medikamente që janë të domosdoshme i marrim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Kemi edhe shërbim stomatologjik. Është një mjek që punon përditë.
Ambulanca nuk ka shtrat
Luan Tanuzi, shef i Burimeve Njerëzore IEVP,Krujë: Ambulanca është e amortizuar. Ne kemi bërë kërkesë pranë Drejtorisë dhe presim nga momenti në moment të sjellin ambulancë.
Mjeku: Ambulancë kemi por është tejet e amortizuar realisht. Ky është një problem që ne e kemi ngritur disa herë. U kemi kërkuar me forcë shumë herë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Kemi bërë shkresa, por nuk është zgjidhur akoma. Na kanë premtuar por nuk është zgjidhur akoma.
Vendi i gatimit për të burgosurit
Kamera e BOOM depërtoi edhe në ambientet e gatimit të burgut të Zaharisë. Flet i burgosuri, Dritan Qaniu, i cili është ndihmës kuzhinier dhe thotë se në krahasim me burgjet e tjera, burgu i Zaharisë është më i mirë.
Qaniu: Jam ndihmës kuzhinier.
Gazetarja: Jeni i dënuar?
Qaniu: Jam i dënuar!
Gazetarja: Sa vite jeni dënuar?
Qaniu: 16 vite e 7 muaj. Jam i punësuar.
Gazetarja: Prej sa kohësh?
Qaniu: 3 vjet e gjysmë.
Gazetarja: Përfiton ulje dënimi?
Qaniu: Po!
Gazetarja: Ushqimi si është?
Qaniu: Në krahasim me burgjet e tjera është më i miri.
Gazetarja: Në çfarë burgu?
Qaniu: Burgu i Peqinit, i Rogozhinës.
Gazetarja: Prej sa vitesh ke ardhur?
Qaniu: 4 vjet.
Mjeket e burgut te Zaharisë nënvizojnë dhe problemin tjetër atë të rrugës, krejtësisht jashtë standardeve nga qyteti i Krujës deri ne Zahari, e cila në ditët me shi bëhet krejtësisht e pakalueshme.
Tanuzi: Problematika kryesore e burgut të Zaharisë është rruga që lidhet me qytetin. Është shumë e amortizuar. Në rast shirash bëhet thuajse e pakalueshme.
Mjeku, Edmond Rama: Fakti është që asnjë mjek psikiatër nuk pranon të punojë në këtë institucion. Ndoshta për shkak të rrugës. Ju e patë edhe vet është pak e vështirë realisht.
Dhe ka patur gjithnjë një arsye të fortë nga Avokati i Popullit që ta konsiderojë një turp për shoqërinë këtë institucion të vuajtjes së dënimit ku më së shumti ndodhen ata me sëmundje mendore ndaj dhe ka kërkuar mbylljen e tij.
Totozani: Ai institucion është një turp për shtetin tonë, Republikën tonë, për regjimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Është një turp i vërtetë. Institucioni i Avokatit të Popullit e ka monitoruar jo një herë po shumë herë çdo vit dhe çdo vit përsërisim të njëjtin refren: Duhet mbyllur në mënyrë urgjente. Gjenden në regjim burgu njerëz që nuk janë të dënuar. N
uk mundet që njerëz për të cilët gjykata ka dhënë masë shëndetësore të trajtohen në regjim burgu. Ka probleme të tjera, mangësi në çështje të infrastrukturës, lagështi, mungesa e mjeteve. Kemi persona që janë me sklerozë multiple që kanë nevojë për shërbim të specializuar 24 orë në 24 orë. Të gjitha këto përmblidhen në fjalën; turp!
Gazetarja: A i jeni drejtuar institucioneve përkatëse?
Totozani: Ka vite e vite që kemi vënë alarmin për këtë çështje. Të gjithë janë dakord që duhet mbyllur por për fat të keq për vite e vite të tëra, Shqipëria nuk gjen dot një cep të vogël në xhepat e saj të buxhetit për të ndërtuar një strukturë apo një institucion të posaçëm mjekësor për trajtimin e këtyre personave.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i jep këtë zgjidhje problemit te burgut të Zaharisë aty ku shkelen çdo ditë të drejtat e njeriut.
Manjani: Burgu i Zaharisë është një burg me kondicione shumë të këqija. Nuk ka asnjë diskutim dhe nuk kam çfarë t’i fsheh. Lajmi i mirë është që në fillim të vitit të ardhshëm do të çelim burgun e Shkodrës me një kapacitet prej 800 vendesh. Është pozitive për këtë situatë. Në sistemin penitenciar ka të identifikuar rreth 500 persona me sëmundje mendore. 189 prej tyre kanë qenë të sëmurë mendorë që në çastin e dënimit. Pjesa tjetër janë sëmurë gjatë procesit të vuajtjes së dëbimit.
Sipas rregullave të shtetit shqiptar, trajtimi i sëmundjeve në shoqërinë tonë bëhet nga institucionet shëndetësore dhe jo nga institucionet e vuajtjes së dënimit. Institucionet e vuajtjes së dënimit mund të japin emergjencën e parë, por jo trajtim të specializuar mjekësor. Si je në burg si je jashtë burgut, po u sëmuret duhet të shkosh në spital, nuk të çon kush në burg, nuk çohet në polici. M hapjen e burgut të Shkodrës patjetër neve do ta mbyllim Zaharinë.
/Ora News/

















