Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Çasti kur raketa godet avionin ukrainas me 176 pasagjerë, në Teheran!

Video/ Çasti kur raketa godet avionin ukrainas me 176 pasagjerë,
Daily Mail ka publikuar së fundmi një video, ku shihet momenti kur një raketë godet në ajër aeroplanin ukrainas me 176 pasagjer në bord.

Si pasojë e goditjes me raketë balistike, me të cilat Irani sulmoi bazat amerikane në Irak, avioni shpërtheu pak pasi ishte larguar nga aeroporti ”Imam Khomeini International Airport” dhe nuk pati asnjë të mbijetuar.

Pamjet u publikuan pasditen e së enjtes, disa orë pasi presidenti Donald Trump zbuloi se ai ka dyshime serioze përplasja u shkaktua nga dështimi mekanik, siç kanë pretenduar zyrtarët iranianë. Ndërkohë, edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Tudeau  më vonë u bëri jehonë shqetësimeve të Trump, duke thënë se provat tregojnë se një raketë iraniane e rrëzoi  avionin, megjithëse mund të ketë qenë gabimisht./K.C/dritare.net