
Video/ Bie barriera, 42 të plagosur në koncertin Snoop Dogg dhe Wiz Khalifa
E Diel 7 Gusht 2016, 20:08
Dritare.net

Incidenti në fjalë ndodhi në New Jersey, SHBA, teksa dy reperët po performonin në skenë.
Në këtë video të postuar në rrjete sociale tregohet momenti kur, teksa turma e njerëzve po kërcen, ata rrëzohen mbi njëri – tjetrin, pasi barriera që ndan publikun nga skena, bie papritur.
Fatmirësisht të lënduarit nuk kanë pësuar dëmtime të rënda.

















