Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec!

1788177620_spitaliipogradecit.jpg

Tre mjekë në maternitetin e Pogradecit janë nën hetim për vdekjen e 36-vjeçares shtatzënë që ndërroi jetë gjatë transportit për në Tiranë.


Nën hetim janë dy kirurgë dhe një reanimator.


Sipas policisë, gruaja, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, është ekzaminuar prej tre mjekëve dhe rrugës për në Tiranë, gjendja shëndetësore e saj është përkeqësuar. Ajo u dërgua menjëherë në maternitetin e Elbasanit ku humbi edhe jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit.

Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në maternitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja M. K., 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë. Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”./E.P-dritare.net