Na ndiqni edhe në

Editorial

Urimi ndryshe i Dritan Hilës, dhe një mësim post diktatorial

Urimi ndryshe i Dritan Hilës, dhe një mësim post diktatorial
Analisti Dritan Hila përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë për Vitin e Ri.

Bashkë me urimin, analisti në mbyllje të dekadës së tretë të post komunizmit, shkruan se kjo periudhë na mësoj edhe një të vërtetë të madhe, që ne nuk jemi një popull trim, liridashës, i besës, parimor e inteligjent.

Statusi i Hilës:

Mes shume te keqijave, vitet e demokracise ose me sakte post diktatoriale, kane nje te mire te madhe: Mesuam se nuk jemi popull trim, liridashes, i beses, parimor, inteligjent dhe superior, por thjesht ai populli trap qe ja ben vehtes me sy dhe e ka merituar vendin e fundit ne Evrope, vend per te cilin konkuron me gjysmen tjeter te tij qe ndodhet ne Kosove.

Mbase ne te ardhmen kjo vetedije do te na sherbeje te ecim perpara, pasi sic thoshte Hygoi, gjeja me e veshtire ne zbulimin e te panjohurave te universit, eshte te njohesh vetveten.

Paçim nje 2020 ndryshe, me te mire./ I.M-Dritare.net