
Trump braktis Nju Jorkun, do të zhvendoset përgjithmonë në Florida
E Premte 1 Nëntor 2019, 09:09
Dritare.net

Ai tha se ishte trajtuar shumë keq nga liderët politikë në Nju Jork, pavarësisht se kishte paguar miliona dollarë taksa.
Trump ka lindur në Nju Jork, por gjithmonë ka kaluar shumë kohë në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, informon dritare.net.
Presidenti, një republikan, ka qenë gjithmonë kundër Guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo dhe kryetarit të bashkisë Bill de Blasio, të dy demokratë. Ata të dy mirëpritën lajmet se presidenti po largohej në Florida./E.B-dritare.net

















