Na ndiqni edhe në

Arkiv

Tom Doshi sherr me Ganjan e ILDKP-së

Tom Doshi sherr me Ganjan e ILDKP-së
Deputeti Tom Doshi lëshon sërisht akuza të forta. Kësaj rradhe për ILDKP-­në dhe kreun e saj, Shkëlqim Ganaj.

Për ILDKP-në, “Tom Doshi është subjekt kallëzimi për fshehje pasurie dhe po hetohet në Prokurori”.

Ndërsa pas kësaj Doshi ka reaguar  duke thënë “ Mua çdo vit më bie shorti për tu kontrolluar”. “Kreu i ILDKP njeriu më i korruptuar që ekziston dhe ILDKP është institucioni më i korruptuar”­ ka thënë ai.

DEBATI

Doshi: Mua cdo vit më bjen shorti për tu kontrolluar. Kjo tregon se Ganaj është njeriu më i korruptuar

ILDKP: Doshi është subjekt kallëzimi për fshehje pasurie dhe po hetohet në prokurori

Tom Doshi: Dëshmitarëve të mbrojtur u rrezikohet jeta, janë lënë rrugëve

Doshi: Media është pushtet i katërt dhe pronarët e medias të kontrollohen

Vasilika Hysi: Mund të dilni jashtë të diskutoni këto çështje.

Doshi: Rri aty Vasilika se atë e di unë. Jeni mashtruesa që nga i pari.