Na ndiqni edhe në

Shkrimet e Dritanit

Tirana dhe Prishtina me Albinin, Andoni: S'do të kemi më mbledhje të përbashkëta me flamur

Tirana dhe Prishtina me Albinin, Andoni: S'do të kemi më mbledhje

Fitorja e Albin Kurtit në Kosovë duket se do të ndryshojë ekuilibrat edhe në raportet mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare.

Kryeministri Edi Rama nuk ndihet fort rehat me Vetëvendosjen në Tiranë edhe pse ka mbetur akoma në statusin e organizatës joqeveritare.

Analisti Ben Andoni i ftuar në "Arena" në RTV Ora shkon më tej kur thotë se nuk do të shohim më as mbledhjet e përbashkëta qeveritare që për hir të vërtetës rezultati i tyre ka qenë inekzistent.

Andoni: Rama dikur shikohej si shumë trendi në Kosovë ndërsa Kurti është vetë trendi në Kosovë. Rama nuk i afrohet Kurtit sa i përket formimit, ka një formim model sa i përket ideologjisë politike. Por është i paqartë për shtetin, ndërkohë Rama është më i qartë për shtetin sipas mënyrës së tij. Ky është problem për Kurtin. Nuk do të kemi më ato mbledhjet idilike të përbashkëta me flamur, dolën që ishin të padobishme. Jemi prapë njësoj si para mbledhjes së parë.

Ndërsa negociatat mes LDK dhe VV për krijimin e qeverisë së re sa vinë dhe vështirësohen, Ben  Andoni thotë se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.

Andoni: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, ka nevojë të bëjë përpjekjen të çojë mandatin e parë dhe zotit Kurtit i duhet realisht të tregojë atë që nuk e tregon deri tani, qëllimin e saktë se çfarë ka në Tiranë./I.M-Dritare.net