Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të dhemb dhëmballa? Ja çfarë të bësh në kushte shtëpie!

Të dhemb dhëmballa? Ja çfarë të bësh në
Problemet me dhëmbët janë  përhapur shumë te njerëzit dhe numri i tyre sa vjen dhe rritet.  Janë dhjetëra shkaqe që ndikojnë në dhimbjen e dhëmbit, si për shembull, mbushjet e lirshme, dëmtimet  e dhëmbëve dhe më i tmerrshmi, infeksioni.

Dhimbjet mund t’ju fillojnë në darkë vonë ose në orët e para të mëngjesit dhe nuk gjeni dot klinikë hapur në këto orare.

Dritare.net ju sjell disa metoda shumë të lehta në formë qetësuesi që do ju ndihmojnë  që dhimbjen t'i lehtësoni në shtëpi.

 Vaj karafili

Vajrat zakonisht kanë efekte të ndryshme shëruese, ndërsa vaji i karafilit njihet më shumë për efektin që jep në problemet me dhëmbët. Por tregoni kujdes kur t’a hidhni te dhëmbi që ju dhemb sepse kontakti me gjuhën dhe mishrat krijon irritime.

Kripa

Kripa në fakt është një ndër produktet e vetme që sjell shumë përfitme shëndetësore, gjithashtu ndikon mjaft mirë për lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbëve.

Kripa e detit përmban vetitë antibakteriale  natyrore që do të lehtësojnë simptomat e një dhimbje dhëmbi të sëmurë dhe vrasin bakteret që po shkaktojnë infeksionin.

 

Piperi

Bustinat që keni parë shpeshëherë kur pini çaj, i zëvendësoni me piper dhe përdoreni ato kur keni dhimbje dhëmbi. Mpin dhimbjen gjithshtu qetëson edhe mishrat e dhëmbëve. Piperi ndikon në të njëjtën mënyrë si karamelet me mente që kanë veti mpikëse dhe të shpërqendrojnë nga vëmendja që të jep dhimbja e dhëmbit. -sugjeron dritare.net

 

Qepët

Qepët  kanë antimikrobe  dhe shërbejnë në parandalimin e përhapjes së baktereve  në dëmtimin e dhëmbëve.

Ata gjithashtu mund të vrasin bakteret që shkaktojnë infeksione te dhëmbët apo mishrat dhe të ndalojnë gjakderdhjen, gjë që e bën atë një ilaç ideal në shtëpi për lehtësimin e dhimbjeve, shërimin e mishrave të irrituar dhe parandalimin e kalbjes.

Akull

Akulli është metoda më e lashtë që ka ndihmuar për plagët, djegiet sepse mpirja që i bën akulli mishit lehtëson shumë dhimbjet. Duke aplikuar akullin në zonën e prekur, mund të mpijë nervat që të shkaktojnë dhimbje dhe të reduktojnë dhimbjet. Për më tepër, akulli bën që enët e gjakut të ngushtohen në mënyrë që të mos lejojnë që të kalojë gjak mjaftueshëm, duke e bërë kështu dhimbjen më pak të rëndë.

Trumzë

 

Trumza është një barishte që vjen nga familje  e artë dhe ajo është e mbushur me vetitë antimikrobike dhe antibakteriale. Ajo mund të përdoret si një dezinfektues. Gjithashtu mund të vrasin mikrobet dhe të përdoren si lehtësues dhimbjesh.

Hudhër

Hudhra ka aftësinë për të vrarë bakteret e dëmshme në gojë dhe ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve. Për më tepër, hudhra përmban alicin, i cili është provuar për të parandaluar prishjen e dhëmbëve dhe për të vrarë mikrobet që shkaktojnë dëmtime të dhëmbëve.

Të gjitha këto janë ndihmesa të shpejta në kushte shtëpie, por nuk rregullojnë problemin. Vizita te mjeku është e domosdoshme./A.C/dritare.net