Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sulmi ndaj Gjykatës së Apelit, 5 në pranga dhe 15 në kërkim

Sulmi ndaj Gjykatës së Apelit, 5 në pranga dhe 15 në

Pesë persona janë arrestuar dhe 15 të tjerë janë shpallur në kërkim pas dëmtimit të godinës së Gjykatës së Apelit gjatë protestës së sotme. Mes të arrestuarve është edhe një 16-vjeçar, të cilit policia i ka gjetur dhe sekuestruar lëndë piroteknike. Sipas policisë, protestuesit kanë goditur me sende të forta dyert dhe dritaret e institucionit, duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e tij.


"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera përgjatë tubimit të sotëm, te Gjykata e Apelit, u identifikuan 20 shtetas që dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Në vijim, u arrestuan 5 prej tyre, konkretisht shtetasit: A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç.

16-vjeçarit, gjatë kontrollit, iu gjetën lëndë piroteknike.

Gjithashtu, u shpallën kërkim 15 shtetas të tjerë. Punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."