Video/ Protestuesit mbushin me dollarë sheshin para Kryeministrisë
Monday 19 October 2026, 17:05
Dritare.net

Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar edhe me një gjest simbolik ndaj efektivëve të policisë. Disa protestues kanë hedhur kartëmonedha false dollarësh në drejtim të uniformave blu të rreshtuara përballë tyre.
Gjesti duket se synon të përcjellë një mesazh ironik ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të tij për shpërblimin financiar të efektivëve që do të angazhohen në vijën e parë gjatë protestës.
Përmes dollarëve falsë, protestuesit kanë zgjedhur simbolikën për të kundërshtuar bonusin e paralajmëruar nga kreu i qeverisë, duke e kthyer këtë veprim në një nga episodet e protestës para Kryeministrisë./dritare.net