Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Steven Seagal përfshihet në skandalet seksuale

Steven Seagal përfshihet në skandalet seksuale
Skandaleve seksuale të viteve të fundit nuk u ka shpëtuar as aktori me famë botërore, Steven Seagal, një ndër emrat më të njohur të kinematografisë Hollivudiane.

Seagal është akuzuar nga aktorja Rachel Grant, e cila ka deklaruar se ai e ka sulmuar seksualisht atë në një dhomë hoteli në Sofje të Bullgarisë gjatë xhirimeve të filmit “Out for a kill”, në vitin 2002.

“Hyri në dhomën time menjëherë sapo regjisori i filmit u largua. Më sulmoi menjëherë, më grisi këmishën dhe më hodhi në krevat me forcë. Nisi të zbërthente pantollonat dhe më pas, kur pa që unë po qaja, kërkoi ndjesë dhe u largua”, thotë Rachel.

wp-image-298125" src="https://www.cdnimpuls.com/dritare.net/media/556db6b82f1a2cbc204681cd150fe1de.jpg" alt="" width="515" height="309" />

Menjëherë pas këtyre akuzave të rënda ka reaguar edhe Seagal, përmes avokatëve të tij.

“Klienti ynë mohon çdo akuzë dhe kontakt të tillë me zonjën Grant. Nuk ka patur dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që klienti ynë të jetë përfshirë në një sulm të tillë në Sofje në 2002”, thuhet në reagimin e përfaqësuesve të aktorit dhënë për BBC.

Aktori është akuzuar edhe më herët për ngacmime seksuale ku Eva LaRue ka thënë se ai e ka përdhunuar në banesën e tij në Kaliforni. Jenny McCarthy ka bërë pot ë njëjtat akuza për të , ndërsa Portia de Rossi është rrëfyer sesi në një moment aktori është zhveshur në sy të saj dhe Ellen Degeneres./ I.M-Dritare.net